“E kanë hedhur në…” Transkriptet që flasin për fatin e Ervis Martinajt
Autori: Gazeta inFokus 22:15 | 27 September 2022
Policia dyshon se Martinaj kishte shkuar në Shijak për të lidhur aleancë me një grup të fuqishëm të zonës.
Disa burime informacioni të ndryshme mbështesin pistën se aty mund të jetë shitur te grupet rivale.
Këto dyshime mbështeten edhe në transkriptet e bisedave mes personazheve të botës së krimit që disponohen nga autoritetet ligjzbatuese.
“Mos ti kishte thënë për V. Do ishte gjallë akoma. Hajde i kishin thënë e kam gati. Ky peshku kishte vajt. Dhe e kishin marrë peng. E kan hedh në det. Ca peshku. Atë e kanë humb atë natë”.
Por, pavarësisht bisedave të shkëputura që janë administruar, duhet theksuar se nuk është bërë verifikimi i tyre me prova mbështetëse. Informacionet në fjalë janë marrë me rezerva nga grupi hetimor. Ajo që bën përshtypje janë edhe qëndrimet e kundërshtarëve të Martinajt pas informacioneve për zhdukjen e tij që dalin në transkriptime.
“Ka festuar se i kanë nis fotot”.
“Ky është një nga problemet më reale që ka shteti shqiptar tani. Flasim për eliminimin e njeriut, më të fortë dhe më të pasur në radhët e krimit. Kur u godit ky njeriu më i pasur, një organizim i tillë sot të heq qafe gjithkënd, shefin e opozitës kryeministrin.
Pra është një organizim që është bërë shumë i fortë që ti e le të bëhej, tani krimi ka shkuar edhe në mbështetje me biznesin” u shpreh gazetari, Ferdinand Dervishi.
Siç renditëm më sipër serialin e krimeve, Martinaj kishte humbur të gjithë njerëzit më të afërt ku mbështetej. Ky ishte tregues se armiqtë që kishte përballë ishin të niveleve të larta. Ai së fundi nuk kërkohej vetëm nga armiqtë, por edhe nga shteti që për 1 dekadë e kishte mbajtur larg, herë me shantazhe e herë me joshje. /TCH/
Të tjera
-
Gjykata Penale e Shkupit merr një vendim për ankesën e Artan Grubit
Gjykata Themelore në Shkup vendosi të martën që paraburgimi prej 30 ditësh pë...
-
Peci e qon në qiell Guxo-n, thotë se i ka 5-6%
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, tha se partia GUXO e ka menduar si opsion m...
-
Shpërthen bombola e gazit në një lokal në Prishtinë, ka të lënduar
Një shpërthim që dyshohet se ka ardhur nga një bombolë gazi në një lokal në r...
-
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat sa i përket pr...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Gjatë natës sonte në disa zona të Kosovës nganjëherë priten intervale të ...
-
Një i lënduar nga aksidenti tek Liqeni i Badocit, e përfshirë një veturë
Një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në rrugën që kalona ...
-
Letra rrëqethëse e mërgimtarit i cili vendosi të kthehet në Kosovë
“Kosovë tanimë është koha të të kthejë gjithqka çfarë më ke dhënë, ti je toka...
-
Aksident tek Liqeni i Badovcit, dyshohet se ka rënë një veturë
Një aksident i rëndë dyshohet se ka ndodhur në rrugën përreth Liqenit të ...
-
Ankesa për tarifat, Termokos: Nuk ka ngritje të çmimit për ngrohje
Shqetësimet dhe pretendimet se çmimi i faturave për ngrohje nga Termokosi për...
-
“Patentë shoferi për 1000 Euro”, skandali i shitjes së tyre nga zyrtarët shtetërorë
Një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, me inicialet A.T., po dyshohet se...
-
Bedri Hamza uron Festën e Krishtlindjes: Shumë lumturi në këto Krishtlindje dhe gjithmonë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në pri...
-
Osmani uron Krishtlindjet: Të kujdesemi për ata që presin ndihmën tonë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Krishtlindjet. ...