Ukrainasit të frikësuar nga referendumet e Rusisë, largohen nga vendbanimet
Autori: Gazeta inFokus 12:08 | 26 September 2022
Pas shtatë muajsh luftë, shumë ukrainas kanë frikë se përpara i pret një vuajtje më e madhe dhe shtypje politike, pasi referendumet e orkestruara nga Kremlini me ndihmën e policisë së armatosur parashikojnë aneksimin e afërt të Rusisë të katër rajoneve të pushtuara, shkruan AP.
Shumë banorë u larguan nga rajonet përpara se të fillonin referendumet, të frikësuar se mos detyroheshin të votonin ose mund të rekrutoheshin në ushtrinë ruse.
Referendumet, të denoncuara nga Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë si të manipuluara, po zhvillohen në rajonet Luhansk dhe Kherson të kontrolluara nga Rusia, dhe në zonat e pushtuara të rajoneve Donetsk dhe Zaporizhzhia. Ato shihen gjerësisht si një pretekst për aneksimin dhe autoritetet ruse pritet t’i shpallin rajonet si të tyret sapo të përfundojë votimi të martën.
Kremlini e ka përdorur këtë taktikë edhe më parë. Në vitin 2014, ajo mbajti një referendum të thirrur me nxitim në rajonin e Krimesë të Ukrainës për të justifikuar aneksimin e gadishullit të Detit të Zi, një veprim që u denoncua si i paligjshëm nga shumica e botës.
Autoritetet ukrainase u kanë thënë banorëve të katër rajoneve të pushtuara nga Rusia se do të përballen me dënim penal nëse votojnë dhe i këshillojnë të largohen.
Presidenti rus Vladimir Putin, i cili filloi të mobilizojë më shumë trupa për luftën javën e kaluar, tha se është gati të përdorë armë bërthamore për të mbrojtur territorin në një kërcënim të qartë ndaj Ukrainës për të ndalur përpjekjet e saj për të rimarrë rajonet.
Përshkallëzimi i retorikës së Putinit dhe vendimi politikisht i rrezikshëm për të thirrur deri në 300,000 rezervistë të ushtrisë vjen pasi rusët u detyruan me nxitim të tërhiqen nga zona të mëdha të Ukrainës verilindore në fillim të këtij muaji. Një kundërofensivë e ashpër ukrainase vazhdon në lindje dhe jug të vendit.
Të tjera
-
Bedri Hamza: Me mua kryeministër, shteti do të jetë mbështetës i sektorit privat dhe jo pengues
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot fabrikën e ...
-
Zjạrr në një shtyllë elektrike në Emshir, detaje nga zjạrrfikësit
Një zjarr ka shpërthyer sot në një shtyllë elektrike në lagjen Emshir në Pris...
-
“Zoti ju bekoftë”, Dervishaj falënderon gjithsecilin për besimin dhe mbështetjen, i vendosur të sjell ndryshime pozitive për qytetarët
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e...
-
Ambasadori italian e quan Rugovën “lider historik” në homazhe te varri i tij
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ka bërë homazhe te varri i ...
-
Bedri Hamza në “Solid”: Pas fitores së 9 shkurtit do të bëhet ma mirë për krejt kompanitë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot kompaninë e...
-
Kosova s’ka të dhëna se kush voton
“Djemtë e rinj zgjodhën të djathtën e Trumpit pas fushatës së dominuar nga me...
-
Çitaku: Trump mund të na ndihmojë shumë, raportet me ShBA varen edhe nga kush na prin neve
Vlora Çitaku, nënkryetare e PDK-së dhe kandidate për deputete, me rasin e bet...
-
Artan Behrami e “kẚllë” edhe Suhodollin, rikthen fjalinë e Bajram Rexhepit për xhep të vogël
Kandidati për deputet në radhët e PDK-së, Artan Behrami, mbrëmë në vendbanimi...
-
Marco Rubio, betohet si sekretar i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Marco Rubio, është sekretari i ri i Shtetit amerikan. Rubio u betua sot pa...
-
Xhemaili në Prishtinë: Do të bëjmë shumë punë të mira për “Kosovën Fituese”
Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili ...
-
Iu ngrys fytyra- Videoja virale që tregon të birin e Trump duke i pëshpëritur diçka Bidenit
Barron Trump, i biri i Donald Trump, pati një ndërveprim të shpejt me ish-pre...
-
Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik në Davos
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Zvic...