Kryetarët e Komunave flasin para takimit me Kurtin: Presim mbështetje më të madhe
Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 24 September 2022
Me qëllim të koordinimit ndërinstitucional mes qeverisë dhe pushtetit lokal sot në Pejë po mbahet takim i përbashkët mes kryeministrit Albin Kurti, ministrave Elbert Krasniqi, Hekuran Murati dhe Artane Rizvanolli, dhe kryetarëve të Komunave me ç ‘rast po diskutohen temat si performanca buxhetore e Komunave dhe Investimet Kapitale, Energjia dhe ujërat, Projektet komunale (investimet kapitale, agjenda e gjelbër, digjitalizimi në nivel lokal) dhe Strategjia për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronarë.
Para fillimit të këtij takimit, kryetarët kanë mirëpritur këtë takim me ekzekutivin ndërsa po shpresojnë për mbështetje më të madhe nga Qeveria e Kosovës.
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i cili vjen nga radhët e AAK-së, u shpreh se do t’i shprehin kërkesat dhe pakënaqësitë që kanë.
“Ne do t’i shprehim shqetësimet dhe nevojat e kërkesave tona, po ashtu edhe per investimet publike por edhe në përkrahje konkrete nga ana e Qeveria e Kosovës. Deri më tani nuk kemi pasur mbështetje, edhe po të kishim pasur ne përsëri do të ishin të pakënaqur se nevojat dhe kërkesat e komunave dhe të komunës sonë janë shumë më të mëdha sesa që mund të jetë përkrahja nga qeveria, por nuk jemi të kënaqur”, deklaroi Latifi.
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, njëherit kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, përshëndeti nismën për takim me kryeministrin Kurti ndërsa tha se ky vit ka qenë më i pazakontë për shkak të ballafaqimit me disa sfida që ai tha se pret të adresohen në takim.
“Viti 2022 na ka sfiduar por ne si kryetarë të komunave jemi ballafaquar me situata jo të zakonshme, jo në natyrshmërinë e punës së kryetarëve, sepse kanë qenë çështje që kanë të bëjnë me kontrata, me projektet dhe me çështjet të ngjashme dhe sikurse kanë qenë sfidë me vete dhe sigurisht këto do të jenë pjesë e diskutimit me kryeministrin Kurti dhe siç thash ne duhet të bëhemi bashkë në mënyrë që t’i lehtësojmë sfidat, çdo mos unitet do ti bëj që sfidat të jenë më të vështira dhe të patejkalueshme”, deklaroi Aliu.
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, tha se në takim me Kurtin temë me prioritet do të jetë çështjet buxhetore por do të shfrytëzojnë mundësinë që të ngrihen dhe tema të tjera. Ai tha se ka një komunikim të mirë me bashkëpartiakun e tij, shefin e ekzekutivit.
“Ne po punojmë si pushtete lokale po i kryejmë projektet tona besoj që është një komunikim i mirë dhe çdo gjë do të jetë”, tha ai.
Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, theksoi rëndësinë e takimeve të tilla.
“Takimet e nivelit qendror dhe lokal janë shumë të domosdoshme sepse kanë nevojë për koordinime të përbashkëta besoj që gjatë aplikimit do të bashkëbisedojmë për tema dhe shqetësime që i kanë komunat dhe presim mbështetje të vazhdueshme”, u shpreh ai.
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, tha se është i pakënaqur me mbështetjen e deritashme nga ana e ekzekutivit.
“Është me rëndësi të takohemi, nuk mund ta dimë krejt çka ka, agjenda është e thjeshtuar jemi tre ministra dhe kryeministrin. Do të shohim si do të ecë. Jo, deri tash jo nuk kemi pasur mbështetje, por po shpresojmë që tash e tutje do të kemi”, tha ai.
Takimi mes Kurtit dhe kryetarëve të komunave po mbahet në Pejë dhe pas fjalimeve hapëse po vazhdon i mbyllur për mediat.
Të tjera
-
Ivica Daçiq thotë se i arrestuari në Merdare është Tefik Mustafa, reagon Zyra Ndërlidhëse e Kosovës
Në Serbi është arrestuar një kosovar nën dyshimin për “krime lufte”. Për këtë...
-
Gërvalla për mediumin kanadez: Serbia nuk duhet të ketë vend në NATO dhe BE
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është shprehur se nuk duhet të...
-
Serbia thotë se e ka arrestuar një kosovar në Merdare
Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar një kosovar në pikë...
-
Lutfi Haziri me mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore: Dilni në mënyrë massive në zgjedhje
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë thirrje q...
-
Kontingjenti i FSK-së arrin sukses në ushtrimin më gjithëpërfshirës të Turqisë, “EFES 2024”
Ushtrimi ushtarak “EFES 2024”, i mbajtur në Izmir të Turqisë ka përfunduar dj...
-
Dy të lënduar në një aksident në Shipol të Mitrovicës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në la...
-
Spitali i Pejës del me njoftim: U sulmuἀm tmerrshëm, zjἀrrin e vuri një person i maskuar, i kemi pamjet
Spitali i Pejës ka dal me një njoftim të rëndësishëm për zjarrin që ka kaplua...
-
Real Madrid fiton për të 15-ën herë Ligën e Kampionëve
Real Madrid ka fituar për të 15-tën herë trofeun e Ligës së Kampionëve. Në...
-
Kurti viziton qendrën e kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë
Kryeministri i Republikës Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emi...
-
Zhvillohet simpoziumi “Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta
Në Pekin u zhvillua simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfi...
-
Kina nxjerr masa për të mbështetur rolin rehabilitues të mjekësisë tradicionale kineze
Kina ka publikuar masa për të mbështetur rolin e mjekësisë tradicionale kinez...
-
Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, katër persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafike ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-...