S’ka kuorum për shuarjen e dy agjencive ekzekutive
Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 23 September 2022
Në vazhdimin e seancës parlamentare nuk pati kuorum për votimin Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive.
Arsyetimin e këtij projektligji e bëri ministri Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku theksoi se me këtë projektligj parashihet të shuhen dy agjenci, Agjencia për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe siguri Bërthamore dhe Agjencia për Efiçiencë të Energjisë.
Ministri Sveçla kërkoi nga deputetët që reformimin e administratës ta konsiderojnë si prioritet shtetëror.
“Për mes kësaj vale të dytë të racionalizimit pritet të racionalizohen dy agjenci në kuadër të degës së ekzekutivit përkatësisht Agjencia për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe siguri Bërthamore, aktualisht pjesë përbërëse e Zyrës së Kryeministrit dhe Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë aktualisht pjesë përbrëse e Ministrisë së Ekonomisë. Kështu Agjencia për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe siguri Bërthamore propozohet të bartet nga Zyra e Kryeministrit në ministrinë përgjegjëse për Mjedis… Sa i përket Agjencisë për Efiçiencë të Energjisë, ajo propozhet po ashtu të shuhet dhe kompetencat e deritanishme të barten në strukturë organizative brenda ministrisë përgjegjëse për energji”, tha ai.
Deputeti nga PDK-ja, Ferat Shala ka kritikuar ekzekutivin për sa i përket shuarjes së këtyre dy agjencive.
Ai tha se Qeveria po bën veprime të gabuara.
“Ju sot me ligj po dëshironi ta riktheni përsëri atje ku ka qenë, por ta dini se po bëni një veprim retroaktiv, kthim prapa në pikën zero. Kështu dëshiroj të keni një analizë të mirëfilltë për rolin dhe funksionin që ka me pasur kjo Agjenci. Pra, mendoni që po e ktheni atje ku ka qenë dhe në pikën fillestare. Ndërsa u kisha dhënë si rekomandim miqësor ta analizoni edhe një herë qëndrimin sa i përket Agjencisë për Efiçiencë”, theksoi ai.
Deputeti nga LDK-ja Avdullah Hoti tha se përmes këtij ligji po futen të gjitha agjencitë e ndryshme në një pako.
Madje, Hoti kërkoi që Agjencia e Statistikave të Kosovës duhet të jetë sa më e pavarur.
“Është e drejtë që të insistohet në vendosjen e vijave të llogaridhënies së agjencive ekzekutive, por këto agjenci nuk janë të njëjta. Sepse disa agjenci kanë nevojë t’ju rritet pavarësia funksionale. Kështu Agjencia e Statistikave duhet të largohet sa më shumë prej Qeverisë dhe puna e tyre të jetë profesionale në prodhimin e statistikave të paanshme të raporteve”, tha Hoti.
Të tjera
-
Viti 2025 në Kosovë dyshohet se nisi me tërmet
Dyshohet se ka ndodhur një tërmet në Kosovë. Dyshimet e para janë që epiqe...
-
Me flamur në dorë, një grup i qytetarëve nga Bosnja e Hercegovina hyjnë për herë të parë pa viza në Kosovë
Kosova ka hequr njëanshëm regjimin e vizave për qytetarët e Bosnjë-Hercegovin...
-
Një pjesë e policëve dhe zjarrëfikësve në veri të Kosovës e festuan në detyrë ndërrimin e motmoteve
Ndonëse në detyrë, pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe zjarrëfikësve të Mitr...
-
Sikur bombardime, pamje nga Prizreni ku aksidentalisht shpërthyen mjetet piroteknike
Pamje të rënda vijnë nga Prizreni, aty ku aksidentalisht shpërthyen mjetet pi...
-
Hyjmë në vitin 2025, Kosova në festë
Gjithë Kosova është duke festuar Vitin e Ri 2025. Gazeta Infokus ju uron n...
-
Ramush Haradinaj uron Vitin e Ri me një foto familjare
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka sjellë atmosferën festive nga shtëpia e t...
-
Publikohen pamjet e rënda të shpërthimit masiv të fishekzjarreve në Prizren ku u lëndua një person
Para rreth një ore në Prizren ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Aksidentalis...
-
Lëndohet një person nga fishekzjarret në Prizren, zjạrri përfshinë edhe një banesë
Një shitës ambulant është ka mbetur i lënduar nga ndezja e fishekzjarrëve son...
-
Sikur një pjesë e Kosovës, edhe Porto Riko pa rrymë për Vit të Ri
Jo vetëm qytetarët e Kosovës po përballen me reduktime të energjisë elektrike...
-
SHBA-ja dhe Britania të kënaqura me certifikimin e Listës Serbe
Gjykata Supreme e Kosovës, të martën njoftoi se ka hedhur poshtë si të paleju...
-
Në natën e vitit të ri aksident në Gurrakoc të Istogut, dy persona të lënduar
Një aksident ka ndodhur në fshatin Gurrakoc në ora 18:40, të martën. Këtë ...
-
Pamje të rënda, një fëmijë 10-vjeçar e pëson keq nga mjetet piroteknike
Festat e fundvitit ka sjellur edhe hidhërime tek disa familje, shkak janë fes...