Lajme

Kurti rreth debatit për përplasjen Basha-Jasharaj: Përpjekje për zhvendosje të vëmendjes dhe për mosadresim të çështjes

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 22 September 2022
Kryeministri Albin Kurti i ka dalë në mbrojtje në mënyrë indirekte deputetit të partisë së tij, Dimal Bashës, i cili dje pati një përplasje në Komisionin për Arsim me Kryetarin e SBASHK’ut, Rrahman Jasharajn.

Ai ka thënë se në këtë rast viktima s’janë as krerët sindikalë e as Qeveria, por nxënësit e mësimdhënësit.

“Për mua është e qartë se këtu nuk janë viktima krerët sindikalë. Nuk jemi viktimë as ne si qeveri, nuk jeni viktimë as ju si deputetë, viktimë janë nxënësit, mësimdhënësit, arsimi e ardhmja e shtetit tonë. Kjo është e vërteta. Po tash në këtë polarizim të skajshëm, ka përpjekje të vazhdueshme për vetviktimizim të individëve…Këto tezat për viktimizime të individëve, çfarë gjuhe u përdor, kush qysh u ofendua, a e dëgjove çka i tha e çka si tha, unë besoj që këto janë pikërisht për zhvendosje të vëmendjes dhe për mosadresim të çështjes”, ka deklaruar Kurti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera