Lajme

Dokumente, armë e hard disqe, krejt çka u konfiskua gjatë aksionit të Policisë në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 21 September 2022

Shtatë persona janë arrestuar gjatë aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, teksa gjatë bastisjes në 11 lokacione janë gjetur dhe konfiskuar edhe një sërë provash materiale.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se gjatë kontrolleve janë konfiskuar telefona, USB, laptopë, dy armë zjarri, vetura, hard disqe, dokumente që lidhen me rastin ‘Brezovica’ dhe disa vula.

Shtatë të arrestuarit, Gani Berisha, Sami Sinani, Labinot Vitia, Gëzim Sinani, Shukri Shabani, Bajram Gashani dhe Salih Sinani, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, raporton Sinjali.

-Advertisement-

Ndërsa i dyshuari i tetë, asamblisti i Vetëvendosjes, Berat Lahu, është shpallur në kërkim policor, pasi që i njëjti nuk është hasur ende.

Prokuroria ka njoftuar se të dyshuarit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh nën dyshimet se kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” , “Fajdeja” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera