Lajme

Kurti e quan Tahirin deputeti me shurdhues, kështu iu përgjigj ai

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 15 September 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën ku po diskutohet për grevën në sistemin arsimor ka kritikuar opozitën, kjo sepse sipas tij partitë opozitare qëndrojnë pas kësaj greve.

Shefi i Qeverisë së Kosovës tha se në vendet perëndimore sindikata do të bënin festë e jo grevë nëse do tu realizoheshin kaq kërkesa, shkruan Gazeta Infokus.

Madje sipas tij pas kësaj nisme po qëndron deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, të cilin Kurti e quajti deputeti me shurdhuese.

-Advertisement-

“Në çdo vend në Evropën Perëndimore, një si ndikonte që do të realizonte kaq kërkesa, do të bënte festë jo grevë. Por këtu po shihet se çështja është diku tjetër, komplet opozita e mbështet grevën dhe për bindjen time nuk është e rastësishme që bartës i këtij misioni është deputeti me shurdhues”, tha Kurti duke bërë me gisht në drejtim të deputetit Tahiri.

E kësaj deklaratë i replikoi Tahiri duke thënë se nuk ka shurdhues që do të mbuloje mashtrimin dhe abuzimin që sipas tij ka bërë Kurti për dy vite qeverisje.

“Krejt këto paqartësi, krejt këto mashtrime, krejt këto abuzime që kanë ndodhë brenda dy viteve , unë po i them kryeministrit që nuk ka shurdhues që ty t’i mbulon”, ka thënë Tahiri./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera