Lajme

Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorin norvegjez, ja për çfarë biseduan

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 15 September 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një njoftimi thuhet se Kurti ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë duke theksuar se Norvegjia është partner i rëndësishëm i Kosovës.

“Ai theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës kanë bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me ambasadën norvegjeze në Kosovë, që me projektet e nismat e përbashkëta vazhdon të kontribuojë pozitivisht për zhvillimin e vendit dhe rritjen e mirëqenies së popullit tonë. Andaj, në këtë takim u theksua se prezenca e ambasadës norvegjeze në Kosovë është e rëndësishme për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer dhe thellimin e zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve tona”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Kryeministri Kurti dhe ambasadori Grøndahl biseduan për përkrahjen e mëtejme të Norvegjisë për Republikën e Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera