Kërkohet dënim i gjatë për Sali Mustafën, Smith: “Ai kryente krime barbare dhe i urdhëronte të tjerët ta bënin të njëjtën gjë”
Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 13 September 2022
Prokurori Jack Smith ka kërkuar dënim të gjatë me burg për ish-eprorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Mustafa. Smith, në fjalën përmbyllëse të Prokurorisë sot në gjykatë tha se “faktet nuk lënë asnjë pikë dyshimi se ai është fajtor”.
“Ju kërkoj që ta shpallni të akuzuarin fajtor për krimet e akuzuara dhe t’ia jepni dënimin e rekomanduar, sepse kjo është rruga e drejtë dhe e përshtatshme për krimet kaq të rënda që ai i ka kryer”, tha Smith.
Sipas tij, Mustafa kishte përgjegjësi direkte për krimet që Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon të jenë kryer në një qendër ndalimi në Zllash në vitin 1999.
Smith tha se hera e parë që një viktimë ishte rrahur atje, kishte ndodhur në praninë e Sali Mustafës, i cili, sipas tij, e kishte nisur rrahjen e viktimës.
“Ai modeloi egërsinë kriminale ndaj vartësve të tij duke marrë pjesë drejtpërdrejt në rrahjen barbare të burgosurve, duke u dhënë atyre leje për të bërë të njëjtën gjë”, tha Smith.
Smith tha se ai kishte thënë “në mënyrë të padiskutueshme dhe po e nënvizoj: unë jam Shtabi”.
“Ai ishte një figurë komanduese në BIA në të gjitha drejtimet. Ai jepte urdhra dhe ato urdhra ndiqeshin”, shtoi prokurori, duke folur për një “autoritet të plotë” të Mustafës atë kohë.
Në fund, ai theksoi kërkesën e Prokurorisë për Gjykatën Speciale, raporton Gazeta Express.
“Ju kërkoj që ta shpallni të akuzuarin fajtor për krimet e akuzuara dhe t’ia jepni dënimin e rekomanduar, sepse kjo është rruga e drejtë dhe e përshtatshme për krimet kaq të rënda që ai i ka kryer”, tha Smith.
Fjalën përmbyllëse, në të cilën do të propozojnë dënimin, po e prezantojnë sot prokurorët, ndërsa të mërkurën, më 14 shtator, mbrojtja e Mustafës dhe përfaqësuesi i viktimës do ta thonë fjalën e tyre përfundimtare.
Të enjten më 15 shtator palët do të shkëmbejnë argumente shtesë.
Të tjera
-
Kthehen në Itali 12 emigrantët që u vendosën për pak ditë në Gjadër të Shqipërisë
Një anije e marinës italiane ktheu të shtunën në Itali 12 emigrantët e parë n...
-
Misioni i SHBA-së në OSBE: Normalizimi Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje, liderët të promovojnë shoqëri gjithëpërfshirëse
Katherine Brucker, e ngarkuara me punë e Misionit të Shteteve të Bashkuara në...
-
Krasniqi pret në parti deputetin gjerman, Hacker: Vlerat liberal-demokratike kundërpeshë ndaj populizmit
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është t...
-
Haradinaj takohet me diasporën shqiptare në Çikago: Secili prej tyre dëshmon fuqinë e jashtëzakonshme të kombit
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u takua në Çikago me diasporën shqiptare. ...
-
Hykmete Bajrami: LDK është e vetmja alternativë qeverisëse
Deputetja Hykmete Bajrami thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës është e v...
-
Kontingjenti i dytë i karabinierëve moldavë i bashkohet KFOR-it
Kontingjenti i dytë i karabinierëve nga Inspektorati i Përgjithshëm i Karabin...
-
KQZ vazhdon me fushatë sensibilizuese për zgjedhjet e 9 shkurtit
Derisa vendin e ndajnë më pak se 4 muaj deri në zgjedhjet e reja të rregullta...
-
Vrasja e liderit të Hamasit hap ‘perspektivë të re’ për armëpushim, thotë Josep Borrell
Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian Josep Borrell tha të shtunën se vras...
-
Deputetja Krasniqi: Kurti dhe Bislimi do të mbahen në mend si qeverisja e mashtrimit dhe sanksioneve
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Kransiqi, ka reaguar ndaj numrit dy të Qeverisë ...
-
Mjeku serb flet për gjendjen e Rakiq pasi e rrahën: Ia thyen krahun, ka shumë qepje në kokë
Goran Rakiq, ish-kryetari i Listës Serbe, raportohet të ketë pësuar lëndime t...
-
Skenari i Joseph: “Game Over” nëse Kosova hyn në NATO, s’do t’i vlenin më strategjitë Serbisë
Profesori amerikan, Edward Joseph, në një fjalim të mbajtur në Perason Instit...
-
Ambasadori gjerman ngjet majën e Moknës: Një tjetër shëtitje e paharrueshme, patëm fat me motin
Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, çdo fundjavë pothuajse frekuento...