Presidenti Biden, fjalim mbi përpjekjet për t’i dhënë fund kancerit
Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 13 September 2022
Presidenti Joe Biden u bëri thirrje amerikanëve të hënën që të bashkohen për një “qëllim të ri kombëtar”, përpjekjen e administratës së tij për t’i dhënë fund kancerit.
Në Bibliotekën dhe Muzeun Presidencial John F. Kennedy, zoti Biden i bëri jehonë fjalimit të famshëm të ish-Presidentit Kennedy 60 vjet më parë, duke e krahasuar garën hapësinore me përpjekjen e tij kundër kancerit dhe duke shpresuar se kjo do të nxisë edhe qytetarët amerikanë.
“Ai përcaktoi një qëllim kombëtar që bashkoi popullin amerikan rreth një synimi të përbashkët”, tha Presidenti Biden për përpjekjet hapësinore të ish-presidentit Kennedy, duke shtuar se kjo mund të bëhet edhe në përpjekjen për t’i dhënë fund kancerit.
Presidenti Biden shpreson t’i sjellë Shtetet e Bashkuara më afër qëllimit që ai vendosi në shkurt për uljen e vdekjeve nga kanceri në Amerikë me 50% gjatë 25 viteve të ardhshme dhe për të përmirësuar në mënyrë dramatike jetën e atyre që kujdesen për pacientët me kancer dhe atë të atyre që vuajnë nga kanceri. Ekspertët thonë se objektivi është i arritshëm, por me investime adekuate.
Presidenti e quajti qëllimin e tij për zhvillimin e trajtimeve dhe terapive për kancerin “të guximshëm, ambicioz dhe plotësisht i realizueshëm”.
Në fjalimin e tij, Biden i bëri thirrje sektorit privat që t’i bëjë ilaçet më të përballueshme për amerikanët. Ai tha se përparimet mjekësore janë të mundshme përmes përqëndrimit të përpjekjeve në fushën e hulumtimeve, financimit dhe të dhënave.
Presidenti amerikan foli për një studim të ri të mbështetur nga qeveria federale për përdorimin e analizave të gjakut në përpjekjet për të zbuluar shumë lloje të kancerit, që do të përmirësonte në mënyrë dramatike zbulimin e kancerit në fazat e tij të hershme.
Sipas vlerësimeve të Shoqatës Amerikane të Kancerit, në vitin 2022 pritet të ketë 1.9 milionë raste të reja me kancer dhe 609,360 njerëz pritet të vdesin nga kjo sëmundje. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë radhitur kancerin si shkaktarin numër dy të vdekjeve në SHBA. Sëmundjet e zemrës janë shkaktari më i madh i vdekjeve në Amerikë.
Djali i Presidentit Biden, Beau vdiq nga kanceri i trurit në vitin 2015. Pas vdekjes së tij, Kongresi miratoi Aktin e Kurave të Shekullit të 21-të, i cili parashikonte 1.8 miliardë dollarë investime për studimin e sëmundjes së kancerit dhe u nënshkrua në ligj në vitin 2016 nga Presidenti Barack Obama./VOA
Të tjera
-
LDK: Nga janari 2025 bizneseve u dyfishohet tatimi në pronë, pengesë për zhvillimin ekonomik
Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një reagimi ka shprehur shqetësimin e sa...
-
Uji me mangan, Tahiri: Qeveria s’po merret me rastin sepse nuk përfitojnë miliona nga ai
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se qyt...
-
Kthehen në Itali 12 emigrantët që u vendosën për pak ditë në Gjadër të Shqipërisë
Një anije e marinës italiane ktheu të shtunën në Itali 12 emigrantët e parë n...
-
Misioni i SHBA-së në OSBE: Normalizimi Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje, liderët të promovojnë shoqëri gjithëpërfshirëse
Katherine Brucker, e ngarkuara me punë e Misionit të Shteteve të Bashkuara në...
-
Krasniqi pret në parti deputetin gjerman, Hacker: Vlerat liberal-demokratike kundërpeshë ndaj populizmit
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është t...
-
Haradinaj takohet me diasporën shqiptare në Çikago: Secili prej tyre dëshmon fuqinë e jashtëzakonshme të kombit
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u takua në Çikago me diasporën shqiptare. ...
-
Hykmete Bajrami: LDK është e vetmja alternativë qeverisëse
Deputetja Hykmete Bajrami thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës është e v...
-
Kontingjenti i dytë i karabinierëve moldavë i bashkohet KFOR-it
Kontingjenti i dytë i karabinierëve nga Inspektorati i Përgjithshëm i Karabin...
-
KQZ vazhdon me fushatë sensibilizuese për zgjedhjet e 9 shkurtit
Derisa vendin e ndajnë më pak se 4 muaj deri në zgjedhjet e reja të rregullta...
-
Vrasja e liderit të Hamasit hap ‘perspektivë të re’ për armëpushim, thotë Josep Borrell
Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian Josep Borrell tha të shtunën se vras...
-
Deputetja Krasniqi: Kurti dhe Bislimi do të mbahen në mend si qeverisja e mashtrimit dhe sanksioneve
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Kransiqi, ka reaguar ndaj numrit dy të Qeverisë ...
-
Mjeku serb flet për gjendjen e Rakiq pasi e rrahën: Ia thyen krahun, ka shumë qepje në kokë
Goran Rakiq, ish-kryetari i Listës Serbe, raportohet të ketë pësuar lëndime t...