Lajme

Nesër Vuçiq raporton për dialogun Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 19:51 | 12 September 2022

Nesër Vuçiq nesër do të raportojë për dialogun me Kosovën.

Deputetët e Kuvendit të Serbisë do të mblidhen nesër.

Në këtë seancë pritet që i pranishëm të jetë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuciq.

-Advertisement-

Sipas raportimeve të para thuhet se në këtë seancë do të shqyrtohet Raporti i për procesin e negociatave Serbi-Kosovë.

Procesi i negociatave në mes dy vendeve pritet që të shqyrtohet në seancë të veçantë parlamentare.
Në këtë diskutim do të flitet lidhur me zhvillimet në dialog nga periudha 15 qershor 2021 deri më 1 shtator 2022.

Raportimi do të bëhet nga Vuçiq, i cili pritet të flasë për gjendjen aktuale, sfidat dhe çdo gjë që lidhet me dialogun.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera