Lajme

Rama: Kemi diskutuar me Malin e Zi dhe Serbinë të fusim Abetaren e unifikuar për popullatën shqiptare

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 12 September 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bëri me dije se ka diskutuar edhe me vendet e tjera të Ballkanit për të futur abetaren e unifikuar për pjesën e popullsisë shqiptare.

Nga Kongresi i Arsimit, Rama bëri me dije se Maqedonia e Veriut është parimisht dakord. Gjithashtu diskutime janë zhvilluar edhe me Malin e zi dhe Serbinë.

“Maqedonia është parimisht gati për të futur abetaren. Kemi diskutuar me Malin e Zi edhe me Serbinë për pjesën e popullatës shqiptare. Është e rëndësishme sot të kujtoni nga u nisëm dhe përsëri edhe në këtë fushë vlen e njëjta gjë. Po të kujtojmë nga u nisëm sot jemi dita me natën. Po të mendojmë ku duhet të shkojmë sot jemi nata me ditën. Kemi shumë për të bërë. Jo se kështu duhet thënë për tu dukur mirë, por sepse kjo është e vërteta. Mësuesit dhe mësueset ishin skllevër të politikës, nuk mund të vendosnin asgjë për fatin e tyre. Mund të gdhiheshin në një vend pune dhe mund të ngryseshin në një vend tjetër. i gjithë sistemi ishte i bazuar te politika, tesera e partisë dhe heqja e mësuesve nga kthetrat e politikës, pavarësimi i tyre, vendosja e figurës në qendër, e ka ndryshuar si ditën me natën situatën e mësuesve”, tha Rama, shkruan abcnews.al.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera