Lajme

Këto janë produktet që u shtrenjtuan javën e fundit

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 08 September 2022

Pas fillimi të luftës në Ukrainë nga Rusia, në shumë vende të Evropës kriza ekonomike është thelluar, gjë që ka bërë që produktet elementare të shtrenjtohen.

E një gjë e tillë po ndodh edhe në Kosovë, ku qytetarët po përballen me rritjen e çmimeve, e që po e vështirëson edhe më shume jetën e tyre.

Sipas disa statistikave të publikuara nga Agjencia e Statistikave në Kosovë, në pesë ditët e fundit të muajit shtator, çmimi i disa produkteve elementare është shtrenjtuar.

-Advertisement-

Nga statistikat e publikuara 5 kilogram miell më 2 shtator kushtonin 3,76 euro, derisa më datën 6 të po këtij muaji e njëjta sasi kushtoi 3,80 euro.

Ndërsa, sheqeri me masë 5 kilogram që në fillim të shtatorit shitej 5,26 euro, të martën u shit 0.14 euro më shtrenjtë.

E këtë javë çmimi iu rrit edhe kafes së bluar, ku 500 gram të martën u shit 6,54 euro, që do të thotë 0.33 euro më shtrenjtë se sa u shit më datë dy të shtatorit.

Derisa ka edhe disa nga produktet që çmimi nuk iu ka lëvizur, madje disa edhe janë liruar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera