Lajme

Çmimi i energjisë, Rama: Mbi 800 kWh, çmim tregu për ata me vila e pishina

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 08 September 2022

Kryeministri shqiptar Edi Rama, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja Delina Ibrahimaj kanë prezantuar masat për krizën e energjisë.

Rama tha se sot Shqipëria është i vetmi vend që ka marrë një vendim për të mos e prekur çmimin e energjisë.

Sipas tij, mbi 90 për qind e konsumatorëve familjarë konsumojnë më pak se 800 kWh ndaj deri në këtë fashë nuk do të ketë rritje të çmimit.

-Advertisement-

Për ata që konsumojnë mbi këtë fashë do aplikohet çmimi i tregut.

“Kemi mbi 90% konsumatorë familjarë që konsumojnë më pak se 800 kilovator. Dhe kemi një numër tjetër pra rreth 6-7% që konsumojnë më shumë se 800 kilovat. Bëhet fjalë për persona me vila, pishina, ndriçim dekorativ. Mendojmë se ka ardhur koha që këta nuk mund të mbahen më nga buxheti dhe taksat e zakonshëm. Çdo kilovat mbi 800 do paguhet me çmimin e tregut”, ka deklaruar kryeministri shqiptar, shkruan Euronews.al.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera