Lajme

Kurti takon Damir Marusiq dhe Rachel Rizzo, hulumtues të lartë në Këshillin Atlantik – flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 07 September 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot hulumtuesit e lartë në Këshillin Atlantik (Atlantic Council), Damir Marusiq dhe Rachel Rizzo.

Në njoftim thuhet se u diskutua për situatën e përgjithshme politike në Kosovë dhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe angazhimin e Republikës së Kosovës për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme me njohje reciproke në qendër të saj.

Kryeministri Kurti dhe hulumtuesit e lartë Marusiq dhe Rizzo ndanë këndvështrimet e tyre edhe mbi agresionin dhe invazionin rus në Ukrainë, pasojat për kontinentin e Evropës dhe sigurinë e rajonit.

-Advertisement-

Si një nga vendet e para që iu është bashkëngjitur sanksioneve të BE-së, ShBA-së dhe Britanisë së Madhe kundër Federatës Ruse, kryeministri Kurti u shpreh se Republika e Kosovës ka dëshmuar edhe një herë se është aleate e vlerave demokratike dhe partnere e aleancës euro-atlantike të cilës synon dhe duhet t’i bashkohet.

Me seli qendrore në Washington D.C., Këshilli Atlantik, i themeluar me 1961, është një think-tank amerikan që mbulon fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera