Dy opsionet që mund të diskutohen në takimin e BE-së për energji
Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 06 September 2022
Një ministër që drejton përpjekjet e Presidencës çeke të Bashkimit Evropian për të përballuar çmimet e larta të energjisë, thotë se Këshilli i Energjisë i BE-së do të debatojë dy propozime në takimin në fund të kësaj jave.
Republika Çeke më 29 gusht ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të energjisë të BE-së.
Roli mbizotërues i Rusisë si furnizuese e energjisë për BE-në ka ngritur shqetësimet se Moska mund t’i kufizojë furnizimet gjatë dimrit si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të BE-së të vendosura për të ndëshkuar Rusinë për luftën e saj të paprovokuar kundër Ukrainës.
Ministri çek i Industrisë, Jozef Sikela, tha më 6 shtator se njëri opsion parashikon ndarjen e çmimit të gazit nga çmimi i ngarkuar nga termocentrali që konverton gazin në energji elektrike, dhe kështu vendos çmimin për konsumatorët në mënyrë që “çmimet e larta të gazit që janë objekt i luftës energjetike të mos ndikojnë në çmimet e energjisë elektrike”.
Ai tha se propozimi tjetër alternativ kërkon të vendosë çmime maksimale për prodhimin e gjithë elektricitetit, përveç atij që kërkon gaz – pra duke kufizuar në thelb çmimin e energjisë nga karburanti bërthamor, qymyri dhe burimet e ripërtritshme.
Çekët synojnë të prodhojnë një dokument deri më 7 shtator, i cili paraqet pikëpamjet e 27 vendeve anëtarëve të BE-së mbi propozimet.
Që kur samiti G7 dhe liderët e tjerë perëndimorë ngritën idenë e një kufiri çmimi për importet e gazit rus, Moska ka kërcënuar vazhdimisht me ndërprerje, përtej pezullimeve të gazit.
Pse çmimet janë të larta?
Kompanitë e energjisë paguajnë çmimin e shumicës kur blejnë gaz dhe elektricitet që më pas ua shesin konsumatorëve. Si në çdo treg, çmimet rriten dhe ulen, dhe lëvizja e çmimeve nxitet nga furnizimet dhe kërkesa.
Zakonisht, çmimet rriten gjatë dimrit në përgjigje të kërkesës më të lartë për ngrohje dhe elektricitet, ndërkaq bien gjatë verës.
Çmimet nisën të rriten përtej normave normale shtatorin e kaluar dhe që atëherë janë rritur edhe më shumë për shkak të pengesave në furnizim që lidhen me pushtimin rus të Ukrainës që nisi më 24 shkurt.
Të tjera
-
Majko flet për sigurinë në rajon: Nëse prekët Kosova, do të prekët edhe Shqipëria
Ish-kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Pandeli Majko ka deklaruar se an...
-
Policia shqipton mbi 1,500 gjoba në trafik brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1506 g...
-
Bogujevci në Bashkësinë Islame, uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit
Sot, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovë...
-
Ndeshja Poloni-Holandë në Hamburg, policia qëllon një burrë që dyshohet se kërcënoi me sëpatë
Policia gjermane tha të dielën se qëlluan dhe plagosën një burrë që po kërcën...
-
Kurti ndan foto albumin nga ndeshja Shqipëri – Itali
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndjekur lojën mes Shqipërisë dhe Itali...
-
Kosova në pritje të raportit për masat nga BE-ja, optimizëm për heqjen e tyre
Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Bor...
-
Krasniqi uron Kurban Bajramin: Kjo festë na kujton rëndësinë e faljes, solidaritetit e kujdesit për njëri-tjetrin
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka uruar besimtarët myslimanë në fe...
-
Begaj ia kërkon presidentes moldave njohjen e Kosovës dhe mbështetjen për anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është takuar me presidenten e Moldavisë...
-
Ish- kryediplomati i reagon Presidentit malazez që nuk tregoi për takimin me Vjosa Osmanin
Ish-Kryediplomati malazez Miodrag Vlahovic i ka reaguar Presidentit të vendit...
-
Konjufca uron Kurban Bajramin: Uroj që në shpirtin e secilit të frymojë mirësia e përkujdesja
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka uruar festën e Kurban Bajramit. Ai...
-
Abdixhiku poston fotografi me familje: Nga familja jonë, tek e juaja, me fat Bajramin!
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka postuar një fotografi me bashkëshorten...
-
Hamza uron të ketë më tepër harmoni e solidaritet: Të punojmë bashkë për progres e prosperitet
Hamza uron të ketë më tepër harmoni e solidaritet: Të punojmë bashkë për prog...