Mehaj takon homologen gjermane, zotohen për thellim bashkëpunimi
Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 06 September 2022
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka zhvilluar vizitë zyrtare në Gjermani, ku u takua me homologen e tij, Christine Lambrecht.
Mehaj, përmes një postimi në Facebook, tha se ministrja Lambrecht, ka konfirmuar fuqishëm rritjen e mbështetjes dhe thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
“Kënaqësi dhe nder i madh ishte pritja e sotme në Bundeswehr – Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë, ku u prita nga homologia, Ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht dhe stafi i saj. Me këtë rast krahas diskutimit për situatën e re gjeopolitike dhe sfidat në mjedisin aktual të sigurisë, diskutuam edhe nivelin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes si dhe fushat për thellimin e mëtejmë mes dy ministrive tona”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Lambrecht, sipas Mehajt, tha se Gjermania do të mbështes Republikën e Kosovës në rrugëtimin drejt NATO-s dhe anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë për siguri dhe paqe.
“Ministrja Lambrecht më falënderoi për mbështetjen për refugjatët afganë, për sanksionet e vëna ndaj Rusisë dhe për rreshtimin e drejt, në mbështetje të popullit dhe shtetit të Ukrainës. Krahas shprehjes së falënderimit për mbështetjen e madhe në ndërtimin dhe zhvillimin e FSK-së, e ritheksova mirënjohjen e thellë për investimet gjermane në vendin tonë si dhe për kontributin shumë të çmueshëm të trupave ushtarake të forcave gjermane në operacionin e KFOR-it në sigurinë e vendin tonë”, ka shtuar ai.
Të tjera
-
Haki Abazi: Raporti import-eksport është alarmant
Deputeti Haki Abazi ka publikuar një raport të deficitit tregtar, për të cili...
-
Ramiz Lladrovci mohon se vetura e aktivistit Përparim Haradini u dëmtua nga “njerëzit e tij”
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka demantuar lajmin se vetura e aktivist...
-
Kryetarja e Preshevës paralajmëron protesta: Po na bëhen shumë padrejtësi
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka njoftuar se do të mbajnë një protestë...
-
Abdixhiku: LDK hyn në Qeveri vetëm nëse ne e udhëheqim atë, nuk ia bëjmë votat Vetëvendosjes
Qeverisë së Albin Kurtit, partia e Lumir Abdixhikut ia kishte bërë votat më p...
-
Hungari: Merret në pyetje drejtuesja e kompanisë e lidhur me shpërthimin e “Pagerëve” të Hezbollahut
Shërbimi hungarez i zbulimit ka marrë disa herë në pyetje drejtoren e përgjit...
-
Abdixhiku: Kurti po i mbron të korruptuarit e qeverisjes së tij, Presidentja reagoi vonë për Martin Berishajn
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku po akuzon kryeministri...
-
Policia në kërkim të të dyshuarit për vrasjen e djeshme në Mitrovicë, kërkon ndihmën e qytetarëve
Policia e Kosovës ka vënë në kërkim të dyshuarin për vrasjen e djeshme në Mit...
-
Zelensky: Përfundimi i luftës me Rusinë varet nga vendosmëria e aleatëve
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha të shtunën se përfundimi i luft...
-
Fatmir Humolli kritikon Memli Krasniqin: Nuk duhet të ketë vija të kuqe ndërmjet partive shqiptare
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës , Memli Krasniqi, ka thënë se subje...
-
Muja: Kosova është në top katër vendet evropiane për nga rritja ekonomike, në Ballkanin Perëndimor e para
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se gjatë 3 muajve të ...
-
Radoica Radomiroviq jep dorëheqje nga partia e Nenad Rashiq, ankohet për pabarazi
Zëvendësministri i ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomoiroviq...
-
Presidentja Osmani flet për progresin e Kosovës dhe qëndrueshmërinë e grave në luftë
Presidentja e Kosovës. Vjosa Osmani theksoi qëndrueshmërinë e grave në zonat ...