Lajme

“Më mirë në shkollë se në shpi – e më mirë në punë se në shpi”, Kurti në shkollat e Podujevës në ditë greve

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 05 September 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën “Enver Maloku”, në Podujevë, ku bashkë me kryetarin e komunës, Shpejtim Bulliqin, e vizituan këtë shkollë në rastin e ndarjes së teksteve shkollore të nxënësëve të kësaj shkolle.

“Shkolla është vendi ku nxënësit duhet të mësojnë, e jo të jenë dyert e mbullura e klasat e zbrazura”, ka thënë Kurti.

“A ardhmja e një populli varet nga arsimimi i më të vegjëlve tanë. Më mirë është në shkollë se në shpi, e kur jam rritur e kam kuptuar se më mirë është në punë se në shpi”, tha Kurti.

-Advertisement-

E Bulliqi ka deklaruar se “ka indikacione që mësimi do të fillojë”.

Ndërsa Kurti tha se “janë për arsimtarët, por edhe arsimtarët duhet të jenë për nxënësit”.

Të shtunën tri shkolla në Podujevë kanë njoftuar se do hapen shkollat.

Ndërsa Sindikata e Arsimit vazhdon të insistojë në vazhdimin e grevës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera