Lajme

Krasniqi: Përjetësisht krenar që botës i falëm një figurë kaq të madhe e humane, si Shën Tereza

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 05 September 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar Nënë Terezën, në 25-vjetorin e vdekjes.

Krasniqi, përmes një postimi në facebook, ka thënë se populli shqiptar është përjetësisht krenar që fali një figurë të tillë, duke shtuar se jeta e Nënë Terezës është një shembull dhe mësim për të gjithë.

“Populli shqiptar është përjetësisht krenar që botës i fali një figurë kaq të madhe e humane, si Shën Tereza. Jeta e Nënë Terezës është një shembull dhe mësim për të gjithë, se çdo aktivitet i udhëhequr nga dashuria është i predispozuar për të pasur sukses e ndikim të jashtëzakonshëm”, ka shkruar Krasniqi në facebook.

-Advertisement-

Ai citoi edhe thënien e Nënës Terezë “Jo të gjithë mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por, të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, duke shtuar se nuk ka thënie më të madhe, më kuptimplote, e cila është një jetë përshkrim i gjithë aktivitetit të saj human – në 25-vjetorin e ikjes në amshim të saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera