Lajme

Gruaja në Suharekë bëhet për spital pasi u sulmua fizikisht nga një grua tjetër

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 04 September 2022

Një grua në Suharekë ka pësuar lëndime trupore derisa ishte duke punuar.

Lëndimet ajo i mori pasi u sulmua fizikisht nga një grua e panjohur, pas një mosmarrëveshje që kishin.

Policia ka bërë të ditur, se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

-Advertisement-

Raporti i plotë:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Suharekë 03.09.2022 – 10:50. Viktima femër  kosovare ka pësuar lëndime derisa ishte duke punuar në një lokal e cila për shkak të një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga një person i panjohur i gjinisë femërore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin, është informuar edhe prokurori.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera