Ambasadori Hill: Kosova t’i bashkohet “Ballkanit të Hapur”
Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 03 September 2022
Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur thirrjen drejtuar Kosovës që t’i bashkohet nismës Ballkani i Hapur.
Në një intervistë për Euronews Albania, ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill ka deklaruar se pjesëmarrja në këtë iniciativë do të ishte pozitive për njohjen ndërkombëtarisht nga Kosova.
“Së pari mendoj se Ballkani i Hapur është një nga nismat më të mira që po ndodh në rajon. Mendoj se ajo bën që vendet e prekura nga problemet të ulen dhe të punojnë me njëra-tjetrën. Ajo mëson dhe promovon kapacitetet për të gjetur një model bashkëpunimi. Mendoj se është shumë e vonuar dhe kritika ime e vetme është se duhet të kishte nisur shumë më parë. Ndaj jam shumë i kënaqur dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta mbështesin”, tha ai.
Ambasadori amerikan në Beograd ka folur edhe për marrëveshjen Kosovë-Serbi për letërnjoftimet.
“Mendoj se është diçka, por ka ende shumë punë për të bërë. Janë shumë çështje thelbësore që kërkojnë zgjidhje. Njëra prej tyre është ajo e serbëve të Kosovës. Ata duhet të besojnë se janë të mirëpritur dhe se do të ndihen mirë në Kosovë. Por ka edhe çështje të tjera që duhet të zgjidhen në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve”, tha ambasadori.
Duke folur rreth asaj se Kosova nuk është pjesë e iniciativës Ballkani i Hapur, Hill tha se “Ata duhet të jenë pjesë e kësaj nisme. Ajo i ka dyert e hapura dhe do të ishte në interesin e vetë Kosovës, sidomos për përpjekjet e saj për të qenë e njohur ndërkombëtarisht, për të pasur më shumë vende që e njohin, por edhe për të parë progresin që ajo ka bërë. Mendoj se kjo është një nismë ku Kosova duhet të bëjë pjesë patjetër, pasi ajo nuk do të ndalet pa Kosovën që vazhdon të ecë përpara”.
Të tjera
-
Rama takohet me presidentin Joe Biden në New York
Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama është takuar ditën e...
-
Gjermania po jep 10-14 mijë leje qëndrimi për shqiptarët në vit, e dyta në Europë
Pas viteve ’90, Italia dhe Greqia ishin streha e emigrantëve shqiptarë që u l...
-
Mbështetja amerikane kundër pushtimit rus, Biden-Zelensky takim në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti Joe Biden priti të enjten në Shtëpinë e Bardhë Presidentin e Ukrai...
-
Instituti Demokratik i Kosovës mban tryezë diskutimi
Instituti Demokratik i Kosovës sot do të mbajë tryezë diskutimi. KDI-ja pr...
-
Sot në Zubin Potok mbahet protesta e paralajmëruar nga qytetarët serbë
Sot është paralajmëruar protestë në Zubin Potok nga ana e qytetarëve serbë që...
-
Trump: Ukraina duhej t’i kishte bërë lëshime Rusisë
Ish Presidenti Donald Trump u shpreh me një gjuhë të zymtë dhe të trishtuar t...
-
Sot mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar
Sot do të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar. Ky Komision do të diskut...
-
Moti sot, me diell dhe vranësira të pakta
Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesish...
-
Tomë Gashi – Korenicës të VV-së: Mirë ish kanë edhe ti të mbulohesh pakëz
Deputeti i VV-së, Visar Korenica, sot në seancën plenare ka ngritur si shqetë...
-
Tri aksidente sonte vetëm në Prishtinë, nuk dihet a ka të lënduar
Tri aksidente u raportuan në Prishtinë mbrëmjen e sontme. Njëri prej tyre ...
-
Hamza: Do ta jap maksimumin që PDK të ketë rol kryesor për krijimin e Qeverisë – për koalicion preferojmë partitë në opozitë
Kandidati për kryeministër i PDK’së, Bedri Hamza i është përgjigjur pyetjes s...
-
Osmani flet nga New Yorku: Mora konfirmim të fuqishëm nga presidenti Biden se do të jetë përkrah Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur për rëndësinë e koordinimit dhe b...