I akuzuari thotë se në Siri shkoi pasi dëshironte të jetonte në një vend ku jetohet me parime islame
Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 02 September 2022
Gjatë dhënies së mbrojtjes së tij, i akuzuari për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste, Nagip Lutfiu, të enjten deklaroi se ka në Siri ka shkuar pasi është shpallur shteti islam, me qëllim për të jetuar me parime islame.
“Së pari djali pat shkuar në Siri, në vitin 2014 në Ramazan, s’e di cili muaj u kanë por u kanë Ramazan, kur u shpall shteti islam, dhe dëshira jem u kanë me shkua me jetua me parime islame me sheriat, dhe kam shkua me familje”, tha i akuzuari.
Këtë deklarim, i akuzuari Lutfiu e bëri duke u përgjigjur në pyetjen e prokurorit special, Afrim Shefkiu, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në fillim të seancës, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Mentor Bajraktari i informoi palët se ka përfunduar procesi administrimi i provave dhe i pyeti nëse kanë prova të tjera për të propozuar.
Më këtë rast, prokurori Shefkiu i propozoi gjykatës si prova të reja materiale dy aktgjykime të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, me anë të së cilave ishin gjetur fajtore dhe ishin dënuar bashkëshortja dhe vajza e të akuzuarit.
Ato ishin dënuar për vepra penale organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste, përkatësisht mbështetje logjistike për luftëtarë të huaj terrorist.
Mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Kadri Begolli nuk i kundërshtoi provat e propozuara nga ana e prokurorit, duke thënë se pasi t’i vlerësojë gjykata, do të kenë peshë me rastin e caktimit dhe matjen e dënimit për të akuzuarin, e që edhe vet i akuzuari është pajtuar me konstatimin e mbrojtësit të tij.
Tutje, seanca ka vazhduar me dhënien e mbrojtjes nga i akuzuari Lutfiu, i cili deklaroi se qëndron pranë deklarimit që ka dhënë deri më tani, në këtë procedurë penale.
Ne vazhdim, prokurori Shefkiu e ka ballafaquar të akuzuarin me deklaratat e tij të dhëna në prokurori, ku në disa raste i akuzuari ka deklaruar se disa pjesë të deklaratave te tij ishin ndryshuar, edhe pse të njëjtat i kishte nënshkruar në prezencë të avokatit të tij.
“Sepse në deklaratën që kam dhanë ka pas ndryshime dhe kur më ka ardhë deklarata në burg, e kam vërejt se ka pasur ndryshime”, shtoi ai.
I pyetur nga prokurori se në cilën pjesë mendon se i është ndryshuar deklarata, i akuzuari tha se në pjesën kur flitet për hyrjen e tij në Siri, ku takohet me djalin e vet.
“Kur kam hy në Siri, ditën e parë, në qytetin Jarabulus kanë dalë djali me më marrë me një shok të tij, kurse deklarata që më ka ardhë mu në burg thotë ‘aty është pajis me armë nga djali dhe menjëherë u inkuadrua në luftë’, kjo s’ka mundësi”, janë fjalët që pretendon i akuzuari se i janë shtrembëruar në deklaratë.
Tutje, i akuzuari është pyetur për mënyrën e udhëtimit për në Siri, pjesë të deklarimeve të tij, të mëhershme të cilat i akuzuari nuk i ka mohuar.
Prokurori Shefkiu e ka pyetur edhe nëse i akuzuari e ka njohur Lavdrim Muhaxherin, për çka tha se nç Siri e ka pasur fqinj, por që nuk ka pasur ndonjë kontakt të afërt me të.
Sipas tij, ai vetëm një herë ka udhëtuar me veturë me Muhaxherin dhe me një person tjetër, për të cilin i kishin thënë së do t’i furnizonte me lëndë eksplozive, nga Turqia.
Ndërsa, në pyetjen e prokurorit Shefkiu, se a pendohet që ka shkuar në zona të konfliktit, i akuzuari Lutfiu e pohoi një gjë të tillë.
Në vazhdim, anëtari i trupit gjykues, gjykatësi Musa Konxheli, e ka pyetur rreth vendit se ku i ka kryer ritet fetare para se të shkonte në Siri, si dhe për dallimin mes organizatave ISIS dhe Al-Nusra.
I akuzuari ka deklaruar se dallimi mes këtyre organizatave qëndronte në qëllimin për të cilin luftonin.
Sipas tij, ISIS ka luftuar për sheriatin, ndërsa Al-Nusra jo dhe për këtë arsye kanë qenë grupe rivale.
I pyetur nga gjykatësi Bajraktari, i akuzuari tha se ka qenë i arrestuar edhe në Siri, ku sipas tij ai është dërguar në burg, kurse familja e tij në kamp.
Tutje, i akuzuari nuk e ka mohuar faktin që ka qenë i armatosur, por sipas tij ai është armatosur për vetëmbrojtje, pasi ka qenë zonë lufte dhe përreth silleshin shumë spiunë të gupeve të ndryshme të cilët ishin të rrezikuar.
I akuzuari tha se pasi iu vra djali, ka vendosur të largohet nga grupet terroriste ISIS dhe AL-Nusra.
“Po masi mu vra djali, jam rebelua, s’kam dashtë me kanë ma pjesë e tyre, tu i pas parasysh rrethanat e vrasjes”, deklaroi i akuzuari.
Në fund, i akuzuari e përsëriti edhe një herë se ai në ISIS nuk ka shkuar për të luftuar.
Ai gjithashtu i ka kërkuar gjykatës që nëse e shpallë fajtor, ta lirojë nga shpenzimet e procedurës, pasi nuk ka më si t’i mbulojë ato, marrë parasysh faktin se gjendet në burg dhe se i ka pesë anëtarë të familjes që jetojnë me vetëm 220 euro në muaj.
Më pas, prokurori Shefkiu, fjalën përfundimtare e ka dorëzuar me shkrim, të cilën e elaboroi në pika të shkurta.
Ai ka shtuar se me provat e prezantuara, është vërtetuar se i akuzuari ka kryer veprën penale që i vihet në barrë dhe i ka kërkuar gjykatës që të akuzuarin ta shpallët fajtor dhe të dënohet me dënim meritor sipas Kodit Penal.
Nga ana tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Begolli ka deklaruar se klienti i tij ka dëshmuar se në Siri ka shkuar jo për t’iu bashkuar grupit terrorist ISIS, por për të jetuar në harmoni me rregullat e të drejtës së sheriatit.
Sipas avokatit, nga deklaratat e dëshmitarëve që kanë qenë pjesëmarrës aktiv në konfliktin në Siri dhe si pjesë e ISIS, asnjëri prej tyre nuk ka pohuar se i akuzuari ka qenë pjesë e ISIS, siç edhe ngarkohet nga prokuroria.
Gjithashtu, ai ka deklaruar se marrë parasysh faktin se ngjarja ka ndodhur në një zonë lufte dhe në luftë, është e pamundur të dokumentohet se i mbrojturi i tij ka qenë në paraburgim ose i privuar lirie në Siri.
Tutje, ai i ka kërkuar gjykatës qe të ketë parasysh rrethanat lehtësuese që shkojnë në favor të të akuzuarit.
“Pra, përkushtimi religjioz, sinqeriteti, saktësia e deklarimeve, konsistenca, konfirmojnë të vërtetën dhe së fundi ia lehtësojnë gjykatës që të marrë një vendim meritor”, shtoi Begolli.
Kurse, i akuzuari tha: “Prokurori e përdori foton që ju tregoi dëshmitarëve që u ba në 2013 dhe të tretë ata në 2014 janë shkuar në ISIS dhe nuk kanë mujt kurrë me më pa me uniformë, edhe çështja e burgut ai u kanë ma shumë se burg, dëshmitë e FBI dhe polici i Kosovës që më ka marrë në pyetje e dinë, aty as ajër s’kena pas, le ma dokumente me lypë”.
Gjykatësi Bajraktari shpalljen e aktgjykimit e caktoi për 6 shtator 2022.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë më 23 mars 2022 e kishte dënuar me katër vite e gjashtë muaj burgim të akuzuarin Nagip Lutfiu për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste, por që më 30 maj 2022 Gjykata e Apelit këtë aktgjykim e ka anuluar dhe çështja është kthyer në rivendosje sipas ankesës së mbrojtësit Kadri Begolli.
Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 2 dhjetor 2021, i akuzuari Nagip Lutfiu, me paramendim dhe me dashje, si dhe me përgatitje paraprake me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste “Gjabat Al-Nustra”, në Siri, ka lëshuar territorin e Republikës së Kosovës përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku ka arritur në Stamboll të Turqisë dhe më pastaj përmes lidhjeve të caktuara ka depërtuar në Siri.
Tutje, thuhet se pasi që ka përfunduar ushtrimet taktike dhe luftarake, i pajisur me armë të zjarrit të llojit AK-47, ka marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë, e që më pastaj më 28 prill 2013, përmes Aeroportit të Stambollit është kthyer në Kosovë.
Gjithmonë sipas aktakuzës, thuhet se i akuzuari Lutfiu më 10 shtator 2014, me paramendim dhe me dashje dhe me përgatitje paraprake me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ISIS në Siri, ka lëshuar territorin e Republikës së Kosovës duke depërtuar në Serbi dhe pastaj ka arritur në Aeroportit e Shkupit në Republikën e Maqedonisë, ku ka arritur në Stamboll dhe është takuar me bashkëshorten e tij, dy vajzat, si dhe nusen e djalit, duke vazhduar rrugën me aeroplan në qytetin e Gazientep të Turqisë ku është pritur nga pjesëtarët e ISIS-it.
Në aktin akuzues, thuhet se duke kaluar kufirin rrugëve ilegale depërton në Siri fillimisht në qytetin e Bablimon, më pastaj në qytetin e Gjerablus ku është shoqëruar nga i biri i tij dhe një person tjetër nga Gostivari, e që nga i njëjti ishte pajisur me pushkë automatike AK-47 dhe municion duke marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë që edhe më pas është dorëzuar tek Forcat Demokratike Siriane ku ka qëndruar deri më 17 korrik 2021 dhe është riatdhesuar në Kosovë.
Me këtë, Nagip Lutfiu akuzohet se ka kryer veprën penale “Organizmi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste”, në vazhdim nga neni 143, paragrafi 2, lidhur me nenin 81 të Kodit Penal.
Të tjera
-
Hoti: Qeveria Kurti ka shkaktuar pasoja për shtetin dhe secilën familje,Kosova ka nevojë për qeverisje të përgjegjshme
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se struk...
-
Realizohen 233 urdhëresa të gjykatës për një javë në Prishtinë
Nga zyrtarët policor të rajonit të Prishtinës, gjatë javës së kaluar në l...
-
“Trima kanë qenë, trima kanë shku”- Rrëfimi heroik i motrës së Adem dhe Hamzë Jasharit, e cila ndërroi jetë sot
Hava Jashari-Gashi, motra e Adem dhe Hamzë Jasharit, kishte rrëfyer takimin e...
-
Një vjetori i agresionit në Banjskë – nga sot deri më 26 shtator mbyllet manastiri
Dioqeza e Rashkës dhe e Prizrenit ka njoftuar se manastiri i Banjskës do të m...
-
Dërgohet në mbajtje një grua në Pejë, dyshohet se kạnosi dy zyrtarë policorë
Dërgohet në mbajtje një grua në Pejë, dyshohet se kanosi dy zyrtarë policorë....
-
Tërmet me magnitudë 3.4 në Maqedoninë e Veriut, ndihet edhe në vendet fqinje
Një tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter është regjistruar në Maqedonin...
-
Vdẹs motra e komandatit legjendar Adem Jashari
Sot, më 23 shtator 2024, është ndarë nga jeta Hava Jashari-Gashi, motra e kom...
-
Qalaj: Shumica e pjesëtarëve të grupit terrorist që morën pjesë në Banjskë janë të lirë, kjo krijon rrezik për incidente të ngjashme
Në lidhjen me postimin e ministrit Maqedonci për një ri-përsëritje të rastit ...
-
Trumpi thotë se s’do të garojë për president përsëri, nëse humb në nëntor
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se nuk beson s...
-
Analiza/ Si përhap Rusia lajme të rreme në Ballkan?
Ishte mesnatë në Teheran dhe ora 22:00 në Beograd më 13 prill, kur do të nist...
-
Përmbytje dhe rrëshqitje e dherave në Japoni, 6 viktima dhe dhjetëra mijëra të evakuuar
Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas p...
-
Ekspertët: Qëndrimet e shoqërive po ndryshojnë në favor të pranisë së shtuar të grave në politikë
Gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara, në të cilën një nga kandidatët kry...