Mbrojtja e Veselit parashtron përgjigje ndaj raportit të gjashtë për aplikimet e viktimave për të qenë pjesëmarrës në procedurë
Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 02 September 2022
Mbrojtja e Kadri Veselit ka parashtruar përgjigje ndaj raportit të gjashtë për aplikimet e viktimave për të qenë pjesëmarrës në procedurë në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ku nga 50 sosh, sipas Zyrës për Pjesëmarrje të Viktimave (ZPV), 30 kanë plotësuar kushtet, ndërkaq 20 nga aplikuesit nuk i kanë plotësuar.
Në këtë shkresë, thuhet se mbrojtja rikujton përgjigjen e saj ndaj raportit të pestë të regjistrit mbi kërkesat e viktimave për pjesëmarrje në procedurë dhe parashtron se konsideratat e përfshira në paragrafët 1; 5-8; dhe 10-14 aty janë të zbatueshme, mutatis mutandis, për këtë raport dhe në këtë mënyrë i përfshin ato me referencë.
“Rrjedhimisht, Mbrojtja kërkon nga gjyqtari i procedurës paraprake që të shtyjë vendimin e tij derisa Gjykata e Apelit të nxjerrë një vendim mbi bazën ligjore të anonimitetit të plotë si masë e vlefshme mbrojtëse për viktimat që marrin pjesë në procedurë dhe në fund të refuzojë kërkesën për masa mbrojtëse si të pabazuara në ligj dhe fakte”, thuhet tutje në përgjigje të mbrojtjes së Veselit.
Ndryshe, më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
Prokuroria po pretendon se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.
Në aneksin e publikuar sa i përket krimeve që pretendohen se ndodhën në Semetishtë dhe Budakovë, prokuroria ka listuar krimet e luftës si arrestimi dhe ndalimi i paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor ose çnjerëzor, torturë, vrasje. Ndërkaq, si krime kundër njerëzimit i ka listuar burgimin, vepra të tjera çnjerëzore, torturën, vrasjen, zhdukjen e personave me forcë dhe persekutimin.
Kurse, për krimet që pretendon që ndodhën në Gjilan, si krime lufte i ka listuar arrestimi dhe ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor ose çnjerëzor, torturën dhe vrasjen. Ndërsa, si krime kundër njerëzimit ka listuar burgimin, vepra të tjera çnjerëzore, torturën, vrasjen dhe persekutimin.
Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.
Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Selimi më 11 nëntor.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.
Sipas akuzës, së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë.
“Ndër këta kundërshtarë përfshiheshin persona që ishin, ose që konsideroheshin se kishin qenë: (a) bashkëpunëtorë ose të lidhur me forca, zyrtarë ose institucione shtetërore të RFJ-së, ose që (b) ndryshe nuk mbështetnin qëllimet ose metodat e UÇK-së dhe më vonë të QPK-së, ndër të cilët persona të lidhur me LDK-në dhe serbë, romë dhe persona të kombësive të tjera (bashkërisht, ‘kundërshtarët’). Ky qëllim i përbashkët përfshinte krimet e përndjekjes, burgosjes, arrestimit dhe ndalimit arbitrar ose të paligjshëm, akte të tjera çnjerëzore, trajtimin mizor, torturën, vrasjen dhe zhdukjen me forcë të personave”, thuhet në aktakuzë.
Tutje, në aktakuzë përmenden edhe Azem Syla, Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Shukri Buja, Latif Gashi dhe Sabit Geci.
Sipas aktakuzës, të akuzuarit bashkë me udhëheqësit tjerë të UÇK-së kontribuuan në arritjen e qëllimit t përbashkët.
“Si alternativë, disa ose të gjithë këta individë nuk ishin anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët, por u përdorën nga anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët për të kryer krime për realizimin e qëllimit të përbashkët (së bashku me anëtarët e NKP-së, bashkërisht ‘anëtarët dhe instrumentet e NKP-së’)”, thotë akti akuzues. /BetimipërDrejtësi
Të tjera
-
Përurohet Shtëpia-Shtab e UÇK-së në Halabak të Podujevës
Është përuruar Shtëpia-Shtab e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Halabak të P...
-
“Jeta e tyre ishte lavd për dashurinë”, Kurti kujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin
Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar heronjtë Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në...
-
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 4.5 shkallë të Rihterit ka goditur sot B...
-
Haxhiu: Fehmia, Xheva e Fatimja, do të mbeten përherë shembull i përjetshëm i luftës sonë çlirimtare
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kujtuar në 26-vjetorin e rënies, h...
-
Moti për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës së ard...
-
Thuhet se bjeshkët e këtij fshati për 3 javë i shëruan sëmundjen e astmës vajzës nga diaspora
Fshati Nerodime e Ulët, që ndodhet në komunën e Ferizajit, është një zonë me ...
-
Ganimete Musliu: S’jam njeri i fitnesit, më mirë dal në natyrë – s’kam probleme me mbipeshë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka treguar se nu...
-
Laboratori i drọgës në Prishtinë, Antidrọga jep detaje për aksionin
Policia del me komunikatë për laboratorin e drogës në Prishtinë: Zhvi...
-
Bashkëpunimi rajonal, paralajmërimi gjerman për Kosovën kërkohet të merret seriozisht
Paralajmërimet e përfaqësuesve gjerman ndaj Kosovës për përjashtim nga nismat...
-
Goditet një laborator i drọgës në Prishtinë, Sveçla thotë se është i 19-ti i shkatërruar në tri vjet
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se në Prishtinë është sh...
-
Merr flạkë furgoni në Leposaviq, policia nis hetimet
Një furgon është kapluar nga zjarri në Leposaviq. Sipas policisë, automjet...
-
Djali rrạh nënën në Gjakovë dhe arratiset
Një burrë në Gjakovë, dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Sipas ...