Lajme

Kosovë: Mbi 1 mijë e 300 raste aktive me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 07:37 | 01 September 2022

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 1 mijë e 325.

Komuna me më së shumti raste vazhdon të jetë Prishtina me 238 sosh, e pasuar nga ajo e Prizrenit me 115 raste aktive me koronavirus.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin tonë janë regjistruar 191 raste të reja.

-Advertisement-

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 835 mijë e 568 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904 mijë e 140 qytetarë.

Deri më sot 824 mijë e 515 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.002 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1 mijë e 719 persona.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera