Qalaj për dorëheqjen e Mehmetit: Shkarkimi i tij ishte ‘punë e kryer’ që një javë
Autori: Gazeta inFokus 19:19 | 30 August 2022
Deputeti i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka komentuar dorëheqjen e Samedin Mehmetit nga pozita e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Qalaj ka thënë se shkarkimi i Mehmetit ishte ‘punë e kryer’ që një kohë, pasi që sipas tij Qeveria ka qenë e pakënaqur me punën e tij.
“Fillimisht mendoj kjo dorëheqje është e imponume nga Qeveria, nga ministri, ai duhet të shkarkohej këto ditë, meqenëse Qeveria ka qenë e pakënaqur me punën e tij. Kjo pasi Policia ka shkuar në veri për vendimin mbi reciprocitetin mbi dokumente dhe targa, pa një plan të qartë, ka qenë e hutuar plotësisht dhe prej atij momenti sipas informatave të mia që shkarkimi i tij ka qenë punë e kryer”, tha Qalaj.
Ish-drejtori i Policisë ka thënë se Mehmeti ka dëmtuar më së shumti Policinë e Kosovës si në aspektin profesional e po ashtu edhe nga aspekti i humbjes së integritetit.
“Kushdo që vije pas tij, do të jetë drejtor më i mirë, për shkak se do ta dëmtojë më së paku Policinë e Kosovës. Është dashur të largohet shumë më herët sepse është njeriu që ka instalu një sistem të keqmenaxhimit”, tha Qalaj për Sinjalin.
Ai është deklaruar edhe lidhur me emërimin e drejtorit të ri të Policisë, ku ka thënë se pret të jetë profesional.
“Roli i opozitës është shumë minor meqenëse drejtori i Përgjithshëm zgjidhet nga Qeveria e Kosovës, respektivisht nga kryeministri. Është proces zgjedhor ku kanë drejtë konkurrimi nga grada major e kolonel e më lart, pastaj bëhet një përzgjedhje. Uroj që kushdo që zgjedhet, të jetë një njeri profesional, pra të ketë më së pari backgroundin”, përfundoi Qalaj.
Të tjera
-
Zhvillohet simpoziumi “Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta
Në Pekin u zhvillua simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfi...
-
Kina nxjerr masa për të mbështetur rolin rehabilitues të mjekësisë tradicionale kineze
Kina ka publikuar masa për të mbështetur rolin e mjekësisë tradicionale kinez...
-
Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, katër persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafike ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-...
-
Qeveria e Kosovës lanson platformën për të drejtat e fëmijëve
Në takimin e Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve të shtunën ësh...
-
Nga sot, Gjermania do t’i pranojë nga 50 mijë punëtorë të kualifikuar në vit nga Ballkani
Qeveria gjermane modernizoi vitin e kaluar ligjin e migracionit duke lehtësua...
-
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë fton shqiptarët e Luginës së Preshevës për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka shkruar një ditë para votime...
-
Alban Hyseni i jep tenderin për renovimin e stadiumit të Gjilanit ofertuesit më të shtrenjtë
Komuna e Gjilanit në krye me Alban Hysenin me 31 maj i ka dhënë tenderin pë...
-
Deputetë të Parlamentit Evropian letër Serbisë për të drejtat e shqiptarëve, Kamberi ia jep meritat Kurtit për lobim
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka publikuar të premt...
-
Pikëlluese| Sami Lushtaku jep lajmin e hidhur, ka të bëjë me ish-luftëtarin e shquar të UÇK-së
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku sot ka njoftuar p...
-
I dënuari kapet duke vjedhur në një market në Prishtinë, dërgohet në burg – zbulohet emri i tij
Të dyshuarit që përfshihen në veprimtari të kundërligjshme dhe të dënuarit ng...
-
Të shtëna me armë në Gjermani, raportohet për disa të plagosur
Disa persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat në periferi të Hagen, Gje...
-
Hamiti: LDK i fiton zgjedhjet e ardhshme
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, është shprehur optimist për rez...