DASH: Marrëveshja për dokumentet e identifikimit, një hap drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 30 August 2022
Shtetet e Bashkuara mbështesin marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet e identifikimit, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit amerikan të hënën.
Sipas tij, Shtetet e Bashkuara “e shohin marrëveshjen si një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve, të bazuar në njohjen reciproke”.
Marrëveshja e arritur të shtunën pasoi një periudhë përpjekjesh diplomatike amerikane dhe evropiane për të shmangur tensionet në terren që shpërthyen më 31 korrik pas reagimeve serbe ndaj vendimit të qeverisë në Prishtinë që dokumentet e identifikimit dhe targat e makinave të lëshuara nga Serbia, të mos vlejnë në territorin e Kosovës, një veprim që zbatohej nga Beogradi për qytetarët e Kosovës që udhëtonin nëpër Serbi në dhjetë vitet e fundit.
“Arritja e zgjidhjes përmes dialogut është kritike për të dyja vendet në rrugën e tyre drejt integrimit evropian”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës.
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha të shtunën se “Serbia kishte rënë dakord të shfuqizonte dokumentet hyrëse/dalëse për bartësit e dokumenteve të identifikimit të Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i zbatojë ato për qytetarët nga Serbia”.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se “Bazuar në angazhimet e të dyja palëve dhe punën e palodhur të Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian, ne inkurajojmë Serbinë dhe Kosovën që të marrin një rol aktiv dhe të ecin përpara në mënyrë paqësore”.
Zyrtarët amerikanë dhe ata evropianë shpresojnë që Kosova dhe Serbia të kenë një qasje konstruktive për gjetjen e një zgjidhjeje edhe për çështjen e targave të makinave.
Të tjera
-
Prekëse/ Tre të rinj përqafohen me njëri-tjetrin para se të rrëmbehen nga ujërat e lumit
Tre miq u panë duke u përqafuar me njëri-tjetrin vetëm pak sekonda para se të...
-
Sonda kineze Chang’e-6 zbarkon në anën e largët të hënës për të mbledhur mostra
Sonda kineze Chang'e-6 u ul në anën e largët të Hënës, të dielën në orën 6:23...
-
Maldivet ndalojnë hyrjen e izraelitëve në vend
Maldivet thonë se do të ndalojnë hyrjen e izraelitëve në mes të zemërimit pub...
-
2 mijë e 83 aplikime për status të personit të dhü nuar gjatë luftës
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, ...
-
Arrestohet në Shqipëri një kosovar i kërkuar nga shteti belg
Policia e Shtetit në Shqipëri ka arrestuar një kosovar të kërkuar nga shteti ...
-
Kurti për mërgatën në Stamboll: Ajo është përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në një vizitë në Turqi. Ai ...
-
Italia mbështet planin e SHBA-së për armëpushim në Gaza
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani tha të hënën se It...
-
Kapet kosovari në Rinas, kërkohej nga autoritetet belge për vjedhje me dhunë
I akuzuar nga autoritetet belge, për vjedhje me dhunë, është ndaluar në aerop...
-
Szunyog takohet me delegacionin e Sekretarit të Komunitetit të Energjisë, diskutohet performanca e Kosovës
Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog është takuar me delegacio...
-
Zgjedhjet në Serbi: Partia në pushtet fiton Beogradin dhe qytete të tjera
Partia Përparimtare Serbe (SNS), e cila është në pushtet në Serbi, shpalli fi...
-
Bajrami: KEK-u me kontratë të re një burimore, 16 herë u negociua me kompaninë e njëjtë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se sipas Komisionit Rregullativ...
-
Një tërmet me magnitudë 6.0 godet Japoninë
Një tërmet me magnitudë 6.0 goditi provincën Ishikawa të Japonisë herët të hë...