OKB paralajmëron se 6 milionë afganë janë në rrezik nga uria
Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 30 August 2022
Shefi i Kombeve të Bashkuara për ndihmë humanitare u bëri thirrje donatorëve që të rinisin financimin e Afganistanit, duke paralajmëruar se 6 milionë afganë janë në rrezik nga uria.
Sipas Martin Griffiths, mbi gjysma e popullsisë afgane prej 39 milionë banorësh ka nevojë për ndihmë humanitare.
“Varfëria po thellohet, popullsia ende po rritet dhe autoritetet de fakto nuk kanë buxhet për të investuar për të ardhmen e tyre. Për ne është e qartë se nevojitet që të rikthehet njëfarë mbështetje e zhvillimit”, tha Griffiths gjatë Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 29 gusht.
Talibanët u rikthyen në pushtet në gusht të vitit 2021 pasi koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara u tërhoq nga vendi dhe Qeveria paraprake afgane kolapsoi shumë shpejt pas kësaj. Komuniteti ndërkombëtar nuk ka njohur qeverinë e talibanëve, e cila po shtyp të drejtat e grave.
Qëkur talibanët morën pushtetin, ndihma ndërkombëtare – që përbënte 80 për qind të buxhetit të Afganistanit – është ndalur.
Talibanët janë subjekt të sanksioneve ndërkombëtare, që sipas OKB-së dhe grupeve të ndihmës tani po pengojnë operacionet humanitare në Afganistan.
“Autoritetet de fakto të Afganistanit duhet të bëjnë pjesën e tyre. Ndërhyrjet burokratike dhe procedurat ngadalësojnë ndihmën humanitare, e cila është e nevojshme. Punëtoret e ndihmës humanitare… duhet të lejohen të punojnë të papenguara. Dhe vajzat duhet të lejohen të vazhdojnë edukimin e tyre”, tha Griffiths.
Pavarësisht sfidave, ai tha se agjencitë e OKB-së dhe organizatat partnere kanë pasur “një përgjigje të paprecedent” gjatë vitit të fundit, duke ndihmuar pothuajse 23 milionë banorë.
Zyrtari i OKB-së tha se duhen urgjentisht 614 milionë dollarë për t’u përgatitur për dimër, përfshirë edhe për riparimin e strehimoreve dhe ofrimin e rrobave dhe batanijeve të ngrohta. Sipas Griffiths, edhe 154 milionë dollarë shtesë nevojiten për furnizim me ushqim dhe gjëra të tjera, para se moti i keq të pamundësojnë qasjen në disa zona të caktuara./REL
Të tjera
-
Godet me veturë tre persona, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë nën dyshimin se ka go...
-
Vuçiq nuk ndalet së provokuari, poston një video nacionaliste kushtuar Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka postuar në Instagram një video prov...
-
Këshilltarja e Albin Kurtit shpall fitoren në Preshevë, këshilltari i Besnik Bislimit dështon të fitojë Bujanocin
Përkrahja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për dy kandidatët në Luginë...
-
Kurti: Kosova do t’i fuqizojë raportet me Turqinë në dy fusha
Kryeministri Albin Kurti në fjalimin e tij të mbajtur në Forumin e parë Ekono...
-
Kurti çmon raportet ekonomike me Turqinë: Dhjetëra kompani në Turqi, janë nga Kosova
Kryeministri Albin Kurti në Forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kos...
-
Rasti Thaçi dhe të tjerët, reporteri i luftës Nuhi Bytyçi dëshmon në Hagë
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi, sot do të dëshmojë në Hagë. Ai do të jap d...
-
Policia e Kosovës për 24 orë shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku
Policia e Kosovës në 24 orët e fundit në ka shqiptuar 1 mijë e 521 gjoba traf...
-
Vapa ia merr jetën më shumë se 50 personave në Indi në tre ditë
Më shumë se 50 persona kanë vdekur në Indi gjatë tre ditëve të fundit, pasi n...
-
Arbër Pajaziti shpall fitoren në Bujanoc, falënderon votuesit
Kandidati nga “Fronti për Ndryshim” Arbër Pajaziti ka shpallur fitoren në Buj...
-
Vazhdon dezinsektimi selektiv kundër rriqrave në Malishevë
Në kudër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e...
-
Vdẹkje e dyshimtë, një burrë gjendet i shtrirë në trotuar në Mitrovicë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Mitrovicë më 2 qershor, është ...
-
Bie nga ballkoni pronari i hotelit në Himarë, përfundon në gjendje të rëndë në spital
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Himarë. ...