Deklaratat e djeshme për grevën, Jasharaj paralajmëron padi ndaj ministrit Murati
Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 30 August 2022
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka treguar për arsyen e thirrjes së konferencës së jashtëzakonshme për sot. Derisa ka bërë të ditur se do të padisin Ministrinë e Financave, gjegjësisht ministrin e Financave, Hekuran Muratin për deklaratat e tij të djeshme.
Jasharaj, i cili është edhe kryetar i Këshillit grevist të BSPK-së tha për KosovaPress se nuk do të pezullojnë grevën, porse do të bëjnë një analizë të gjendjes që po mbretëron nëpër komuna.
Ai tha se niveli i grevës është në nivelin më të lartë të mundshëm.
“Do ta bëjmë një analizë të gjendjes që e kemi parë nëpër komuna dhe pjesë kyçe do të jetë reagimi i BSPK-së ndaj deklaratës së ministrit Murati dhe hapat që do t’i ndërmarrë BSPK-ja ndaj kësaj tendence që është edhe antikushtetuese dhe antiligjore e që ka për tendencë frikësimin dhe pengimin e zërit sindikal”, tha ai.
Ai ka thënë se do të përdorin të gjithë hapat ligjor për të drejtën e tyre, pasi po konsiderojnë se është shkelur e drejta e tyre për grevë.
“Fati ynë është se edhe avokatët e Kosovës janë shprehur kundër asaj deklarate, të një sekretari fillimisht, dhe kundër kësaj deklarate, dhe ata janë paraqitur vullnetarë që të na marrin në mbrojtje dhe të bëjnë procedurat e duhura dhe nuk përjashtohet as padia. Jam i sigurt që do të bëhet… Si kryetar i Këshillit grevist do të insistoj, do t’i lus kolegët e mi që janë të fushës që ta bëjnë këtë”, ka thënë ai.
Ndonëse tha se nuk mund të thotë se kur pritet të dorëzojnë padinë, ai tha se do të padisin ministrin e Financave, Hekuran Muratin.
“Kam bindjen, edhe pse nuk kam njohuri të duhura për këtë sferë, kam bindjen se padia do të jetë e adresuar ndaj ministrit Murati, i cili dje para mediave deklaroi atë kërcenimin e tij dhe besoj që ekspertët do ta kenë këtë adresë. Pra, padia do të jetë drejtpërdrejt ndaj ministrit Murati, por iu mbetet ekspertëve të gjejnë adresën e saktë. Por, nga bisedat që kam dëgjuar me ta, padia do të jetë e orientuar pikërisht ndaj ministrit Murati. Ngase ishte një deklaratë paraprake përmes internetit, e një sekretari, të cilën e kemi konsideruar si moment emocional, por kur ministri i Buxhetit e thotë këtë para mediave, tregon se ai e ka sinqerisht dhe pavetëdije mbase, po e bën një gabim të madh duke u munduar të ngufasë të drejtën elementare të të punësuarve në sektorin publik dhe të grevistëve”, bëri të ditur ai.
Ministri i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për media të hënën tha se ligji, por edhe praktikat dhe konventat ndërkombëtare nuk e obligojnë punëdhënësin t’i paguajë punëtorët për kohën sa janë në grevë.
“Praktikat dhe konventat ndërkombëtare nuk e obligojnë punëdhënësin që të paguajë punëtorët për kohën sa janë në grevë. Besoj se si gazetarë dhe medie, po edhe sindikalistët mund të shikojnë dhe të gjejnë rastet në Evropë, siç janë Suedia, Norvegjia, madje edhe Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania, pra kudo kur punëtorët hynë në grevë, grevistët mbulohen nga sindikata. Çdo sindikatë ka kontributet që mbledh nga anëtarët e saj dhe e krijon fondin për greva. Në këtë rast kur vendoset të hyhet në grevë, punëtorët kompensohen nga ai fond për ditët që nuk janë në punë”, ka deklaruar ai./kp
Të tjera
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...
-
KFOR-i patrullon në malet e Zubin Potokut
Ushtarët letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR...
-
Bajqinovci: Hykmetes iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, MefaIL Bajqinobvi, ka thënë se tashmë nuk k...
-
Prishtinë: Ishin në kërkim, policia arreston tre të dënuar me burgim
Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të cilët ishin të dënuar më bu...
-
Rama nis konsultimin publik për mbylljen e TikTokut dhe Snapchatit
Pas ngjarjes tragjike të një jave më parë ku u vra pranë shkollës “Fan Noli” ...
-
Bedri Hamza premton të krijojë kushte që biznesmenë nga diasporë të investojnë në Kosovë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do të krijojë k...
-
Plani i LDK-së për arsimin, Abdixhiku: Rritje e pagave për mësimdhënësit në javën e parë të qeverisjes, mësim gjithëditor…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar pl...
-
Kurti pret në takim arkitektin kroat të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, kanë...
-
Kjo është mosha e dy të rinjve që u arrestuan nga Serbia, Ministria jep detaje
Dy persona në Podujevë gjatë ditës së premte janë arrestuar nga autoritetet s...