Mediat e serbe: 30 forca speciale shihen në Zubin Potok
Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 26 August 2022
Mediat e regjimit autokratik të Serbisë kanë raportuar se 30 forca të Njësisë Speciale të Kosovës janë parë të pranishme të premten në fshatin Jabukë të Zubin Potokut.
Sipas tabloidit serb Novosti, i cili është nën kontrollin e pushtetit të Aleksandar Vuçiqit, një kolonë e madhe e automjeteve të policisë së Kosovës janë parë në afërsi të Zubin Potokut.
Sipas raportimit të tabloidit serb, kolona përfshinte disa automjete Toyota Land Cruiser, një automjet të blinduar Hummer H1 dhe një buldozher.
Ndërkaq, portali serb në veri të Kosovës, Kosovo-Online, raporton se pas informacioneve të publikuara në mediat e Serbisë, një gazetar i portalit është nisur sot në drejtim të fshatit Jabukë, por se është ndaluar nga Policia e Kosovës gjatë rrugës në drejtim të fshatit, transmeton Paparaci.
Shefi i turnit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, citohet nga portali Kosovo-Online t’i ketë thënë gazetarit se ka kontaktuar me autoritetet në Prishtinë dhe se për shkak të sigurisë së tij personale nuk ka mundur ta lejojë udhëtimin e tij drejt fshatit Jabukë.
“Oficerët e Policisë së Kosovës ishin të sjellshëm dhe thanë se thjesht po bënin punën e tyre”, shkruan Kosovo-Online.
Fshati i përmendur nuk është larg nga vendkalimi administrativ në Bërnjak, afër të cilit serbët vendosën së fundi barrikada në përpjekje për të bllokuar lëvizjen e lirë.
Të tjera
-
Shënohet 81-vjetori i lindjes së Ukshin Hotit, Kurti: Detyra e tij ishte t’ia thotë të vërtetën popullit
Me rastin e shënimit të ditëlindjes së 81-të të profesorit dhe mendimtarit po...
-
Beogradi s’do të ofrojë hapësirë për festivalin “Mirëdita, dobar dan”, thotë kryetari i komunës
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës së Beogradit, Aleksandar Shapiq, ...
-
Osmani takon homologen malteze: Malta është një vend vërtet mik i Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon vizitën zyrtare në Zvicër. Në marxhina të...
-
Përurohet Shtegut i Lirisë “Pashtriku”, në Has-Pashtrik
Në kuadër të aktiviteteve shtetërore në shënim të 25-vjetorit të çlirimit të ...
-
Shitjet e makinave në Kinë u rritën me 8.3 për qind në janar-maj
Shitjet e automjeteve në Kinë u rritën me 8.3 për qind në baza vjetore në afr...
-
Kurti ndahet baras në shah me mjeshtrin i cili e mposhti Kasparovin
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Kampionatin Ballkanit t...
-
Varroset me nderime ushtarake nënoficeri i FSK-së që vdiq në vendin e punës
Këtë të shtune është varrosur me nderime ushtarake nënoficeri Muhamet Beqiri,...
-
Rreshterja kosovare diplomon në Akademinë e Nënoficerëve në ShBA
Rreshter master, Shpresa Gashi ka diplomuar me sukses në Akademinë Ushtarake ...
-
Edi Rama: Kombëtarja duhet të triumfojë, hera e parë në jetë qe uroj të mos fitojë Italia
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Tuttosport në kuadër të nde...
-
Në Dollc të Klinës zbulohet memoriali i heronjve të familjes Prenademi
Në Dollc të Klinës u zbulua memoriali i heronjve të familjes Prenademi. Pr...
-
Malisheva bëhet me aeroport
Sot është funksionalizuar aeroporti civil në fshatin Banjë të Malishevës, ku ...
-
Çka thuhet në padinë e Glakuk Konjufcës ndaj Natyra Kuçit, përmes së cilës po ia kërkon 15 mijë euro kompensim
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka paditur zëdhënësen e Part...