Fokus

Jasharaj ka një lutje për kryeministrin Kurti pas kërcënimit për ndaljen e pagave të grevistëve

Autori: Samire Jaha 12:17 | 25 August 2022

Rrahman Jasharaj pas reagimit të tij për qeverinë se do të ua ndalin pagat, e ka një lutje edhe për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, shkruan Gazeta Infokus.

Në një prononcim për Gazetën Infokus, ai tha se për hir të djemve dhe çikave të policisë të i ndajnë nga 100 euro pasi që ata janë në gatishmëri për detyra nga më të vështirat.

“E lus kryeministrin Kurti që se paku për hir të djemve dhe vajzave të policisë që e kanë ndërpre pushimin dhe janë në gatishmëri për të marrë detyra edhe shumë të vështira hatri i tyre le të jua jep atyre dhe të gjithë sektorit publik nga 100 euro le të ulet që nesër me sindikatat për ligjin e pagave për ligjin e shërbyesve publik dhe pastaj tensionet do të uleshin dhe kjo do të i kishte hije qeverisë dhe jo të filloj me thashetheme apo kritike madje madje me kërcënime që do të i ndalë pagat”, deklaroi Jasharaj për Infokus.

-Advertisement-

E kjo lutje e tij erdhi pasi që tha se edhe Policia e Kosovës do të ishte pjesë e kësaj greve nëse do ë lejohej me ligj pasi që edhe ata kanë kërkesën e njëjtë.

“Greva ka filluar sot pasi që ne kemi shpresuar me muaj që këto çështje do të zgjidhet me dialog pasi që kemi shfrytëzuar të gjitha mundësitë që na jep ligji i pagave, me greva me protesta, madje është edhe dërguar edhe ndërmjetësuesin që është hapi i fundit në ligjin e pagave pe ndërmjetësuesin zyrtare, asnjë nga këto nuk i përfilli dhe qeveria vazhdoi të paraqitet duke nënçmuar dhe  injoruar kërkesat tona legjitime dhe prandaj nuk na mbeti rruge tjetër veç ta dëgjojmë zërin e anëtarësisë jo vetëm  në arsim por edhe ne federatat e tjera, madje po te ishte lejuar me ligj sot ne greva do të kishim edhe Policinë e Kosovës sepse edhe ata i ka ne të njëjta kërkesa me ne dhe ne kemi marrë obligim sindikal që ta ngrisin zërin edhe për ta”,shtoi Jasharaj për Infokus.

Ndryshe Ministria e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit por edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kanë thënë se nuk është momenti për greva./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera