Kina rrethon Tajvanin me mbi 50 avionë luftarakë dhe bombardues bërthamorë!
Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 18 August 2022
Kina sot ka dërguar një flotë prej gjashtë anijesh dhe mbi 50 avionësh luftarakë, përfshirë bombarduesit bërthamorë për të rrethuar Tajvanin, në lëvizjet e reja kërcënuese për luftë, thanë zyrtarët.
Teksa Pekini po rrit presionin ndaj Tajvanit të vetëqeverisur, një admiral i lartë i marinës amerikane ka thënë se Amerika duhet të përballet me “gorillat” kineze.
Kina kreu stërvitjet e saj më të mëdha ushtarake ndonjëherë rreth Tajvanit, në përgjigje të vizitës së politikanes së lartë amerikane Nancy Pelosi dhe një delegacioni të Kongresit.
Ministria e mbrojtjes e Tajvanit tha se inkursioni i fundit përfshinte 51 avionë, përfshirë bombarduesit H-6, të cilët janë të aftë të dërgojnë armë bërthamore.
Si përgjigje, avionë luftarakë tajvanezë u panë të ngriheshin në qiell, disa prej tyre të armatosur me raketa kundër anijeve.
Një konflikt mund të tërheqë ShBA-në dhe aleatët e tjerë në një betejë katastrofike të superfuqive, paralajmërojnë ekspertët.
Është raportuar se Kina ka vendosur nëndetësen e saj të fundit rreth Tajvanit, e mbushur me armë, duke përfshirë raketa supersonike, që synojnë fundosjen e aeroplanmbajtësve të fuqishëm të Marinës së ShBA-së.
Në përgjigje të lojërave luftarake, ushtria amerikane bëri një shfaqje masive të forcës mbi Paqësorin, raporton The Sun, transmeton Klankosova.tv.
ShBA ka përsëritur mbështetjen për Tajvanin pasi Kina refuzoi të përjashtonte përdorimin e forcës për të kapur ishullin e pavarur.
Të tjera
-
9-vjeçarja dyshohet se është dhụnụar nga një 26-vjeçar në Pejë
Një rast i rëndë është shënuar në Pejë. Sipas “Sinjalit”, një vajzë 9-vjeç...
-
Me këngë e valle, hapet Ura e Madhe në Kukës/ Pamje
Ura e Madhe e Kukësit është hapur sot për qarkullimin e automjeteve. Kryemini...
-
Gripi i shpezëve konfirmohet në Shqipëri, AUV merr masa të menjëhershme
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) po monitoron me kujdes situatën zo...
-
Formula 1, Verstappen dhe 0.005% që bën diferencën
Çmimi i Madh i Brazilit do të jetë pjesë e historisë së Formulës 1 pasi finis...
-
Barcelona në alarm të kuq për shkak të stuhisë, aeroporti kthehet në “liqen”
Stuhitë e forta që shkaktuan përmbytje vdekjeprurëse në Spanjën lindore javën...
-
Pas LDK dhe AAK-së, edhe PDK-ja thotë se nuk e voton buxhetin
Partitë opozitare, LDK, PDK dhe AAK janë deklaruar se nuk do ta votojnë proje...
-
Lekaj: RTK-ja është Radio Televizioni i Kurtit
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, deputeti i AAK-së Pal Lekaj ka thënë se RTK...
-
Kurti takoi ambasadorin jorezident të Japonisë për Kosovë, diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe
Ura e madhe e Kukësit është hapur këtë të hënë. “HAPET URA E MADHE e Kukës...
-
Hapet Ura e Madhe e Kukësit pas disa muajsh vonesë
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i shoqëruar nga zëvendës-kryeministrja Be...
-
Trump-Harris, dita e fundit e garës! Demokratja, avantazh në rang kombëtar me tre pikë!
Gara për Shtëpinë e Bardhë në SHBA 2024 hyn sot në ditën e saj të fundit. Më ...
-
Hoti: RTK-së, AKI-së dhe AJ-së iu cenua pavarësia e punës së tyre
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se tri institucioneve vitale të Kos...
-
Muharremi demanton statistikat e Qeverisë për çmimin e rrymës: 37% më e shtrenjtë
Analisti Shenoll Muharremi ka nxjerr statistika e krahasime e ku sipas tij ko...