Borrell kureshtar për vizitën e kryeministrit spanjoll në Serbi, e pyet Vuçiqin si shkoi
Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 18 August 2022
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell, vazhdon të ketë kureshtje për punët e vendit të tij të lindjes, Spanjës. Atij nuk iu durua ta pyeste presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se si i shkoi vizita kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez në Beograd dhe këtë pyetje vendosi t’ia bënte atij para kamerave derisa po fotografoheshin pas një takimi që patën në Bruksel.
“Si shkoi vizita e kryeministrit Pedro Sanchez që erdhi te ju?”, ishte pyetje e Borrellit.
“Ishte e mrekullueshme”, u përgjigj Vuçiq.
Spanja është një ndër pesë vendet e Bashkimit Europian që vazhdon të mos e njohë Kosovën. Sanchez, i cili ishte në rajon për vizita zyrtare, ka anashkaluar Kosovën, derisa në Tiranë bëri me dije se nuk pajtohet për çështjen e Kosovës me Shqipërinë.
Borrell sot është nikoqir i kryeministrit Kurti dhe presidentit serb në Bruksel në takimin e radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Ky takim vjen pas tensioneve të ngritura në veri të Kosovës pas një vendimi që mori Qeveria e Kosovës për të vendosur reciprocitet me Serbinë.
Në deklaratat e deritanishme të BE-së, dy udhëheqësve ballkanikë iu bë thirrje që të ulin këto tensione dhe të gjejnë zgjidhje për mospajtimet në tavolinën e bisedimeve.
Të tjera
-
Lajcak: Më vjen keq që dështoi takimi trepalësh e që s’i diskutuam çështjet më urgjente
Emisari special i BE-së, Miroslav Lajcak, është lajmëruar në rrjetin social “...
-
Serbia e kërkon në Bruksel lëvizjen e kufijve të Mitrovicës së Veriut si kusht për hapjen e Urës
Kryenegociatori i Serbisë për dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq tha se në B...
-
Presidentja Osmani nuk i beson Vuçiqit i cili kërkoi kthimin e serbëve në polici dhe gjyqësi: Retorikë për ta tërhequr vëmendjen
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë kërkesat e presidentit serb, Aleksandër Vuç...
-
Ky është personi që kërkohet për një vjedhje grabitqare, Policia kërkon ndihmë për kapjen e tij
Policia e ka publikuar fotografinë e një personi që dyshohet për vjedhje grab...
-
Kryeministri Kurti të enjten në Bruksel, të njëjtën ditë Von Der Leyen shton drekë për liderët e Ballkanit
Kryeministri Albin Kurti është një nga folësit në një ngjarje të organizuar n...
-
Bislimi: Petkoviq kushtëzoi agjendën e takimit trilateral me kërkesa të papranueshme për Kosovën
Besnik Bislimi, kryenegociatori i Kosovës në dialogun Kosovë, ka thënë se tak...
-
Pa takim trilateral në Bruksel, ZKM njofton çfarë folën Bislimi e Lajçak, përmendet edhe Ura e Ibrit
Zëvendëskryeministri Besnik Bislim, u takua në Bruksel me Përfaqësuesin Speci...
-
BPRG: Kosova meriton përfaqësim të plotë në CEFTA, heqja e ndalesës për mallrat serbe do të ulë edhe tensionet
Balkans Policy Research Group përmes një komunikate për media ka thënë se Kos...
-
Këshilltari i Bislimit thotë se s’ka pasë takim trepalësh në Bruksel
Kanë përfunduar takimet në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel pa një takim...
-
Vetëdorëzohet në Prokurorinë Speciale i akuzuari për drogë e armëmbajtje pa leje, lirohet pasi dha dorëzani 30 mijë euro
Është vetëdorëzuar në Prokurorinë Speciale i pandehuri mbi të cilin rëndojnë ...
-
Miratohet raporti mbikëqyrës i zbatimit të Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mb...
-
Trepça e pezullon edhe një punëtor nga puna, shkak mosrespektimi i rregullave të punës
Ndërmarrja Trepça Sh.A. sot më 17 shtator e ka larguar përkohësisht nga puna ...