Rozë

Hardh Fest po vjen me shtatorin, Alban Skenderaj performon në natën e parë

Autori: Gazeta inFokus 19:09 | 16 August 2022

Festivali i rrushit Hardh Fest është duke i bërë përgatitjet për edicionin e sivjetmë, i cili do të mbahet më 2, 3 dhe 4 shtator në qytetin e vreshtave, Rahovec.

Në një njoftim për mediat, organizatorët e festivalit, kanë bërë të ditur se performues në natën e parë të festivalit, 2 shtator, do të jetë një prej këngëtarëve më të njohur dhe të pëlqyer nga publikur shqiptar, Alban Skenderaj.

“1-2, 1-2, test, test a kemi rrymë?⚡️ Rikthehemi aty ku e lam’ vitin e kaluar – ALBAN SKENDERAJ në HARDH FEST!🔥 Me 2 shtator (E Premte) në skenën e Konakut do të performojë një nga këngëtarët më të kërkuar nga publiku i festivalit, i shumëpritur nga të gjithë Alban Skenderaj 😍”, thuhet në njoftimin lëshuar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera