Ish-drejtori i KEK-ut flet për gjendjen me energji: Kosova nuk mund të ketë zgjidhje tjetër përveçse punimeve në blloqe

Autori: Gazeta inFokus
23:31 | 15 August 2022
Ish-drejtori i KEK-ut, Njazi Thaçi ka thënë se nëse riparohet blloku i “Kosova B” në kohën e duhur at’herë dimri do të jetë më i përballueshëm.
Ai shprehet se në planin afat-shkurtër, Kosova nuk mund të ketë zgjidhje tjetër përveçse punimeve në blloqe, kurse, prishjet apo daljet e tyre nga sistemi, mund të ndodhin për shkak të vjetërsisë.
“Zakonisht, njësitë e termocentraleve në remont shkojnë deri në shtator apo tetor, për shkak se dimrit në temperatura të ulëta është i pamundur riparimi për shkaqe teknike dhe vjetërsisë së tyre,” tha ai për REL.
Korporata Energjetike e Kosovës operon me dy termocentrale në Obiliq, të cilat prodhojnë energjinë nga thëngjilli – Termocentrali “Kosova A” dhe “Kosova B”.
Termocentrali “Kosova A” përbëhet nga pesë blloqe punuese. Blloku i parë ka filluar punën në vitin 1962.
Por, ky termocentral gati që një dekadë operon me vetëm tri blloqe.
Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se aktualisht në prodhim janë dy blloqe nga “Kosova A”, edhe një bllok i ”Kosovës B”.
Ndërkohë, blloku tjetër i “Kosovës B” është në riparim dhe puna pritet të përfundojë më 26 gusht 2022.
Kriza energjetike, e cila kërcënon Evropën, e rrjedhimisht edhe Kosovën, është pasojë e çmimeve të larta dhe jostaabile të energjisë në bursat ndërkombëtare.
Ngritja e çmimeve, fillimisht nisi si pasojë e pandemisë së koronavirusit, ndërkaq hovin më të madh të ngritjes e mori pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, më 24 shkurt të këtij viti.
Çmimi i lartë i energjisë në tregje ndërkombëtare ka shtyrë KEDS–in që më 9 gusht të kërkojë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë (ZRRE), rritje të tarifave të energjisë elektrike.
Vendimi nuk është marrë ende.
Një rritje e faturave të energjisë – për konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 megavat – veçse është bërë në muajin shkurt të këtij viti.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet kohë p...
-
Shtime: Dy persona shoqërohen në polici për posedim të paautorizuar të ạrmëve, njëri i mitur
Sot, rreth orës 10:00, policia në Shtime është informuar se një 26-vjeçar, në...
-
Avokati i Hekuran Nikçit, Koci: Ndalim i panevojshëm, po hetohet pa prova konkrete
Arianit Koci, avokati i kryeinspektorit Hekuran Nikçi thotë se është i shqetë...
-
A ishte në dijeni për shpenzimet e gruas së tij? – Veliaj përgjigjet nga qelia
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka folur në lidhje me akuzat nd...
-
Trump: Putin do ta mbajë fjalën nëse arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës
Presidenti Donald Trump tha të enjten se ka besim se udhëheqësi rus Vladimir ...
-
“Edhe nëse shkon Limaj te Vetëvendosje nuk ka me i ndihmu, tre deputetë nuk garantojnë asgjë”
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka komentuar m...
-
Deklaratat për SPAK, Rama: Qëllimi im është ‘Drejtësi Europiane për Shqipërinë 2030’
Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim sa i takon qëndrimit të tij n...
-
“Nuk na lidh asgjë” – Memli Krasniqi thotë se PDK nuk bën koalicion me Vetëvendosjen
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se nuk ka...
-
Vetëplạgoset aksidentalisht një polic në Suharekë
Është vetëplagosur me armë zyrtare një polic në Suharekë. Këtë për Klankos...
-
Votat e diasporës, numërohen edhe 10 vendvotime – ky është rezultati i fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë përditësimin e rezultateve nga kutitë ...
-
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë
Vëllai i boksierit të vrarë, Besar Nimani, Berati, ka mohuar çdo përfshirje n...
-
Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon me numërimin e votave nga...