Osmani deklarohet për bartjen e shamive në shkolla
Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 15 August 2022
Pasi kryeministri Albin Kurti deklaroi se bartja e çdo elementi fetar duhet të lejohet për të gjithë qytetarët mbi 16-vjeç, edhe presidentja Vjosa Osmani ka dhënë qëndrimin e saj në këtë çështje.
Ajo pas takimit me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, ka thënë se Kushtetuta e Kosovës duhet të jetë orientim parësor i institucioneve për çdo çështje që ka të bëjë me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.
“Sa i përket propozimit që mosha të zbresë në 16-vjeç, nëse kjo çështje lidhet me të drejtën e votës, atëherë do të kërkoj ndryshim të Kushtetutës, sepse siç e dini ky prag është përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, por çdo ndryshim legjislativ e kushtetues do të jetë përfundimisht vullnet i deputetëve të Republikës së Kosovës dhe unë asnjëherë, sikurse deri më tani, nuk e kam imponuar vullnetin tim mbi deputetët, por siç e thash është shumë me rëndësi që ky bazament kushtetues i Republikës sonë të respektohet”, ka thënë Osmani.
Sipas saj, nëse dikush mendon që po i cenohet ndonjë e drejtë, mund të ndjekë rrugët ligjore deri në Kushtetuese.
“Për dallim nga shumë Kushtetuta anekënd botës që nuk ia lejojnë individit të drejtën që ta dërgojë një çështje të lirive dhe të drejtave të veta deri në Gjykatën Kushtetuese, te ne ekziston kjo mundësi. Prandaj nëse dikush mendon se po cenohet ndonjë e drejtë ekzistojnë rrugët ligjore, administrative e kushtetuese që ta adresojnë këtë çështje në të gjitha këto instanca deri te Gjykata Kushtetuese. Si presidente e vendit do të vazhdoj të kërkoj të respektohen parimet mbi të cilat është ndërtuar jo vetëm Kushtetuta jonë, por edhe shoqëria jonë progresiste, e cila shikon parimet dhe vlerat euroatlantike si fondament të saj”, ka thënë ajo.
E pyetur për çështjen e bartjes së shamive në shkolla, Osmani ka thënë se Kushtetuta e Kosovës e ka përcaktuar një parim themelor mbi të cilin është ndërtuar sistemi juridiko-kushtetues, atë të laicitetit. Sipas saj, është shumë e rëndësishme që ky parim të respektohet nga institucionet publike të Kosovës.
“Kushtetuta e Republikës së Kosovës duhet të jetë dhe vazhdon të jetë orientim parësor i institucioneve të Republikës së Kosovës për çdo çështje që ka të bëjë me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Kjo kushtetutë ka përcaktuar një parim themelor që është parim fondamental mbi të cilin edhe është ndërtuar sistemi ynë juridiko-kushtetues, ai është parimi i laicitetit. Prandaj është tejet me rëndësi që në institucionet e Kosovës të respektohet ky parim. Çështja e dytë që e ka përcaktuar qartë kjo kushtetutë është detyrimi i të gjitha institucioneve publike të Republikës së Kosovës që respektojnë vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si standarde nëpërmjet të cilave zgjidhet çdo çështje që ka të bëjë me liritë dhe të drejtat e njeriut”, ka thënë Osmani.
Debati për bartjen e shamisë në shkolla është ri-aktualizuar ditët e fundit, ndërsa janë mbledhur mijëra nënshkrime në peticionin për ndryshimin e udhëzimit administrativ të Ministrisë së Arsimit, i cili e ndalon bartjen e uniformës fetare në shkolla të mesme e të larta.
Ditë më parë, kryeministri Albin Kurti ka thënë se bartja e çfarëdo elementi fetar duhet të lejohet për të gjithë qytetarët mbi moshën 16-vjeçare./Kp
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...