Konjufca pas takimit me presidentin e Shqipërisë: Interesi ynë parësor mbetet integrimi euroatlantik
Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 15 August 2022
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, derisa theksoi se është e domosdoshme që Kosova dhe Shqipëria t’i koordinojnë dhe bashkërendojnë sa më mirë hapat për të ecur përpara si një komb në rrugën e përparimit dhe zhvillimit të përbashkët.
Përmes një shkrimi në Facebook, kryeparlamentari Konjufca tha se dy shtetet po e dëshmojnë çdo ditë e më bindshëm veten në anën e mbarë të historisë, të së drejtës dhe demokracisë, përcjellë Gazeta Online Reporteri.net.
“Shtetet tona po ashtu me vendosmëri e kanë dëshmuar dhe po e dëshmojnë çdo ditë e më bindshëm veten në anën e mbarë të historisë, të së drejtës dhe demokracisë. Interes yni parësor, vullnet, vizion dhe orientim i qartë deri në pikëmbërritje mbetet integrimi euroatlantik dhe askush nuk mund t’i zhvendosë shqiptarët nga kjo rrugë”, shkroi mes tjerash Konjufca.
Shkrimi i plotë:
Sot kisha nderin dhe kënaqësinë e veçantë ta mirëpres në një takim të përzemërt e vëllazëror Presidentin e sapozgjedhur të Republikës së Shqipërisë, z.Bajram Begaj.
Presidentin Begaj e falënderova që në vizitën e tij të parë zyrtare jashtë vendit ka zgjedhur pikërisht Kosovën dhe e urova për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në angazhimet dhe punët shtetërore që e presin.
Kosova dhe Shqipëria ndajnë organikisht dhe në mënyrë natyrale të njëjtat vlera. Prandaj është e domosdoshme të vazhdojmë t’i koordinojmë dhe bashkërendojmë sa më mirë hapat për të ecur përpara si një komb në rrugën e përparimit dhe zhvillimit të përbashkët.
Shtetet tona po ashtu me vendosmëri e kanë dëshmuar dhe po e dëshmojnë çdo ditë e më bindshëm veten në anën e mbarë të historisë, të së drejtës dhe demokracisë. Interes yni parësor, vullnet, vizion dhe orientim i qartë deri në pikëmbërritje mbetet integrimi euroatlantik dhe askush nuk mund t’i zhvendosë shqiptarët nga kjo rrugë.
Vizita e presidentit Begaj në Kosovë është pa dyshim konfirmim i lidhjes sonë të veçantë dhe bashkëpunimit unik vëllazëror, mbështetur gjithnjë në parimin një komb, një qëndrim.
Të tjera
-
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të n...
-
Aksion i madh në Prizren: Arrestohen 19 persona të cilët dyshohet se organizuan lojëra të fatit
Janë arrestuar 19 persona në Prizren, të dyshuar për organizim të skemave pir...
-
Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit dhe Bejrut
Forcat izraelite sulmuan Libanin jugor dhe zonat në periferi të Bejrutit të p...
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...
-
Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-a...
-
Dyshohet se e ngacmoi sẹksualisht një të mitur, arrestohet një burrë në Vushtrri
Një burrë në Vushtrri është arrestuar dje meqë dyshohet se kishte ngacmuar se...
-
Brenda një ore dy aksidente me fatalitet në Kosovë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me dy aksidentet me fatalitet që ndo...
-
Reuters: Trump po planifikon të emëroj Grenellin emisar special për Ukrainën
Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi,...
-
Edhe sot mëngjes i ftohtë, vazhdojnë reshjet e borës gjatë ditës
Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht...
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...