Policia prangos dy persona që gjuajtën me armë në periudha të ndryshme në të njëjtin aheng

Autori: Gazeta inFokus
17:15 | 11 August 2022
Njëri me gaz, tjetri përnjëmend: Policia arreston dy persona që gjuajtën me armë në periudha të ndryshme në të njëjtin aheng.
Dy persona janë arrestuar pasi kanë gjuajtur me armë në periudha të ndryshme në të njëjtin aheng familjar në Prizren përgjatë së enjtes.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, teksa njoftohet se personi i parë i arrestuar paraditën e së enjtes kishte gjuajtur me armë me gaz. Në po të njëjtin aheng, pasdite u arrestua një person tjetër për gjuajtje me armë me pistoletë.
“Me datë 10.08.2022, rreth orës 10:22, Stacioni Policor Prizren ka pranuar informatën se në lagjen Bajram Curri në Prizren, në një gazmend familjar ka gjuajtje me armë zjarri. Patrulla policore e Stacionit Policor Prizren ka shkuar në vend ngjarje. Në lokacionin e përmendur patrulla policore kishte hasur në një person me arme në brez, pistoletë me gaz. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në drejtim të stacionit për intervistim Arma është sekuestruar dhe i dyshimti me urdhër të prokurori është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
“Në të njëjtin gazmend familjar me vone rreth orës 15:30 përsëri është marr informacion se ka gjuajtje me armë zjarri. Policia përsëri ka shkuar në vend ngjarje , aty ka identifikuar një të dyshimtë dhe është gjet një armë-pistoletë. Arma është sekuestruar dhe i dyshimti me urdhër të prokurori është ndaluar për 48 orë”, vijon më tej njoftmi i Policisë.
Kundër të dyshuarve është filluar procedura penale për veprën “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Të tjera
-
Ajola Xoxa kërkon lirimin e llogarive bankare, bashkëshortja e Erion Veliajt paraqitet në Apelin e GJKKO
Ajola Xoxa është paraqitur sërish sot në Apelin e GJKKO ku do të zhvillohet s...
-
Çka përmban marrëveshja SHBA-Ukrainë për ạrmëpushim 30-ditor?
Ukraina tha se do të mbështes propozimin e Uashingtonit për një armëpushim 30...
-
U bë i famshëm duke ngrënë sasi të mëdha ushqimi, vdẹs TikTok-eri 24-vjeçar
Efekan Kultur, i cili u bë i famshëm në rrjetin social TikTok në Turqi por ed...
-
Në QNR përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve, në mesditë fillon rinumërimi i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë
Të martën në mesnatë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar ri...
-
Pjesë e organizatës krịmịnale në Milano, kapet shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Policia e Shtetit në Shqipëri e ka arrestuar në qytetin e Laçit, një 33 vjeça...
-
Apeli merr vendim sot për Erion Veliajn
Pas një seance të gjatë mbi 7 orë, Apeli i Gjykatës së Posaçme ka shtyrë dje ...
-
Zveçan: Konfiskohet ạrmë gjatë kontrollit policor në një shtëpi
Policia e Kosovës ka konfiskuar një pushkë gjuetie dhe katër fishekë të armës...
-
Prokuroria e Bosnjës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut
Zyra e Prokurorit të Bosnje e Hercegovinës i ka lëshuar urdhër policisë për n...
-
Policia i shqipton mbi 2 mijë tiketa, 63 aksidente për 24-orë
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 310 tiketa trafik...
-
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Prishtinë, vjedhin edhe kamerat e sigurisë
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë. Hajnat kishin depërtuar me fo...
-
Vetaksident në Pavlan të Pejës, tre të lënduar
Një vet aksident trafiku ka ndodhur dje në Pavlan të Pejës, ku i përfshirë ...
-
FSK-ja e tërheq një mjet të dyshuar afër binarëve të trenit në Radostë të Rahovecit
Një mjet i dyshimtë eksploziv është gjetur dje në fshatin Radostë të Rahoveci...