Lajme

Rama: Merr formë pista e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 31 July 2022

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës vijon puna për të përmbyllur fazën e parë të punimeve.

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka shpërndarë mëngjesin e kësaj të diele një foto në Facebook të pistës së Aeroportit.

“Pista e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës ka marrë formën e saj”, shkruan Rama.

-Advertisement-

Pista prej 3,2 kilometrash do të jetë më e gjata në Shqipëri, e po sipas projektit mbulesa e sipërme e terminalit do të realizohet me panele diellore.

Prej muajit Shtator do të nisë edhe faza e dytë e punimeve, që lidhet me ndërtimin e godinave të aeroportit.

Në një distancë prej 10 kilometrash nga qyteti i Vlorës, ky aeroport do të shërbeje si porta hyrëse në jugun e Shqipërisë. Kontrata për dorëzimin e veprës nga koncensionari, që do të kushtojë 104 milionë Euro, pritet të bëhet në Prill të vitit 2024 dhe nisja e fluturimeve parashikohet në 2025-ën. /tvklan.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera