Lajme

E kërkon SHBA, Escobar: Ballkani të distancohet nga energjia ruse

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 29 July 2022

Gabriel Escobar e përshëndeti nënshkrimit e marrëveshjes energjetike mes Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit dhe Kosovës si shenjë e qartë e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Kosova është një partner jashtëzakonisht i mirë i yni dhe një vend kompetent në marrëdhënien tonë në rajon. Gjithçka që mund të bëjmë për ta forcuar bashkëpunimin me të, jemi të lumtur ta bëjmë”, tha i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin.

Escobar megjithatë, e pati një mesazh edhe për vendet e tjera të rajonit.

-Advertisement-

“Për të gjithë rajonin është e rëndësishme të distancohet nga energjia ruse pasi Moska e shfrytëzon atë si armë”, tha Gabriel Escobar, i dërguar i SHBA-së për Ballkanin.

Sa për rrezikun e ndikimit të situatës së krijuar në Ukrainë dhe synimeve të Moskës tek Ballkani Perëndimor, në reagimin e tij për VOA, Escobar u shpreh optimist se këto synime do të zbrapsen.

“Asnjëherë nuk kemi parë një unitet të tillë që kemi tani brenda NATO-s dhe unitetin që kemi me partnerët tanë evropianë për t’u siguruar që siguria evropiane është përparësia jonë më e madhe. Në këtë kontekst e konsiderojmë edhe Ballkanin Perëndimor dhe besoj që Ballkani Perëndimor do të jetë në rregull”, tha Escobar.

Escobar e bëri të qartë se më të gjithë sfidat e ndryshme me të cilat përballen, vendet e rajonit kanë përkrahjen dhe vëmendjen e plotë të Shteteve të Bashkuara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera