Drejtësia e Serbisë amniston vrasësit që kryen krime në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 08:29 | 29 July 2022
Derisa presidenti serb Aleksandar Vuçiq flet shumë për politikë, ai pothuajse asnjëherë nuk deklarohet për krimet e Serbisë mbi popullin e Kosovës.
Madje, as Prokuroria serbe nuk tregon për zvarritjen e lëndëve të krimeve të luftës, të cilat me vite të tëra presin në sirtarët e gjykatave në Serbi. Njëri ndër ta është rasti i Qyshkut, për të cilin aktakuza është ngritur në vitin 2010 dhe procedura është ende në vazhdim.
Në Serbi vlerësohet se numri i gjykimeve për krime lufte të kryera kundër shqiptarëve në Kosovë, është i pamjaftueshëm. Si problemet kryesore veçohen mos hetimi, mos pasja e aktakuzave të reja, mos ardhja e viktimave dhe mos sigurimi i dëshmitareve.
Për gati dhjetë vjet në Serbi nuk ka pasur ndjekje penale apo përparim në gjykimet e rasteve ekzistuese të krimeve të luftës të kryera kundër shqiptarëve në Kosovë. Deri tani janë zhvilluar dhe përfunduar ligjërisht proceset për Podujevën, Suharekën, vëllezërve Bytyqi dhe Tërnje.
“Në Serbi kemi një numër relativisht të vogël të procedurave për krime të kryera kundër shqiptarëve në Kosovë. Në anën tjetër, aktakuza të reja nuk janë ngritur”, deklaron për RTK-në, përfaqësuesja ligjore e viktimave në rastin e Qyshkut, Marina Klaiq.
Sipas Klaiq, gjykimet zgjasin shumë dhe shembulli më drastik është rasti i Qyshkut, në të cilin aktakuza është ngritur në vitin 2010 dhe procedura është ende në vazhdim.
“Aktgjykimi i shkallës së pare (rasti i Qyshkut) është revokuar dhe tani jemi në fazën e përsëritjes. Procedura në shkallë të parë po zgjat shumë. Gjatë vitit 2020 dhe 2021 nuk është mbajtur asnjë seance gjyqësore dhe së fundmi, më 8 korrik, kemi pasur shqyrtimin e parë për atë rast në 2022. Arsye për anulimin e aktgjykimit ishte qëndrimi i Gjykatës së Apelit se Gjykata e shkallës së parë nuk ka bërë të mjaftueshme për të siguruar pjesëmarrjen e dëshmitarëve dhe palëve të dëmtuara”, tha Klaiq.
Aktakuza e fundit për krimet ndaj civilëve shqiptarë ka qenë ajo për rastin në Tërnje ne vitin 2013, dhe nuk ka aktakuza të reja. Ndërkohë, dy aktakuza janë ngritur, mirëpo, siç tha Klaiq, vetëm formalisht.
“Aktakuza janë ngritur zyrtarisht në vitin 2014 dhe 2019, por të dyja kanë të bëjnë me ngjarjet që lidhen me rastin e Qyshkut. Në vitin 2014 i referohet tre autorëve të rinj të krimeve në Lubeniq, i cili tashmë është përfshirë në procesin e Qyshkut, dhe në 2019 kundër personit që ishte përfshirë në hetim mirëpo nuk ishte në dispozicion të autoriteteve shtetërore. Pra në fakt ne nuk kemi asnjë aktivitet për sa i përket Prokurorisë”, tha ajo.
Që nga viti 2013, Fondi për të Drejtën Humanitare ka dorëzuar nëntë aktakuza në Prokurorinë për Krime Lufte të kryera kundër shqiptarëve në Kosovë. Mirëpo, Prokuroria ende nuk ka hapur asnjë hetim.
“Në pyetjen se çfarë ndodh në këto procedime, prokuroria jep një përgjigje të përgjithshme se janë duke vepruar sipas kallëzimit penal dhe se kanë problem të kontaktojnë dëshmitarët dhe viktimat. Pra, për fat të keq, përkundër kallëzimit penal dhe përkundër provave, nuk kemi asnjë reagim nga Prokuroria për Krime të Luftës”, thekson Klaiq.
Bashkimi Evropian më parë në disa raste ka paralajmëruar për ndalje në ndjekje penale të krimeve të luftës ne Serbi. Ekspertët ligjorë që merren me të drejtat e njeriut besojnë se çështja e krimeve të luftës në Serbi është politizuar.
Aleksandar Ollenik, jurist nga Beogradi tha se para dhjetë viteve, në Serbi ka pasur një procedim të krimeve të luftës më të madh, ndërsa sot nuk ka procedura të reja dhe nuk kryhen të vjetrat.
“Gjithçka përfundon në vitin 2012, kur partia e Vuçiqit erdhi në pushtet. Tani dhjete vjet pas nuk ka dënime, procedura të reja, të vjetra nuk kryhen. Prokuroria është vetëm ne formën e ekzistencës ndërsa nuk kanë vullnet politik të bëjnë diçka”, thekson Ollenik.
“Sot puna e Prokurorisë për Krimet e Luftës përdoret vetëm për te treguar BE-se se diçka po punohet”, shtoi ai.
Një problem i madh, sipas Klaiq, është ardhja e dëshmitarëve nga Kosova, sepse bëhet fjalë për persona shumë të moshuar ose që kanë probleme shëndetësore.
“Që nga ndryshimi i rolit të misionit të EULEX-it në vitin 2018, nuk ka mundësi të bashkëpunimit si dikur, kështu që ardhja e atyre dëshmitarëve është shumë më e vështirë se në të kaluarën”, tha Klaiq.
Sipas Olllenik, është evidente që ekziston mosbashkëpunimi me viktimat.
“Për ardhjen e dëshmitareve në Beograd duhet të plotësohen një sërë kushtesh, e për një gjë e tillë nuk shihet që ka vullnet politik”, thotë ai.
RTK ka kontaktuar Prokurorinë në Serbi mirëpo deri më tani nuk ka marr përgjigje lidhur me gjendjen e proceseve gjyqësore, çka është bërë deri tani në procedimin e rasteve dhe a planifikohen ndjekje të reja për krimet e luftës të kryera kundër shqiptarëve në Kosovë.
Të tjera
-
Dalin pamje të tjera: Momenti kur qeni hyri në shkollën në Suharekë, nxënës e mësimdhënës shihen duke ikur
Një incident i rrallë dhe i rëndë ndodhi dje në shkollën e fshatit Shirok në ...
-
Musliu: Takimet nëpër fshatrat e Skenderajt nuk janë thjesht takime, ato janë emocione
Ganimete Musliu, kandidatja me numër 12 për deputete nga radhët e Partisë Dem...
-
Ngjarjet e parlajmëruara për sot në Kosovë
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-16:3...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Presidenca e Kosovës tha se i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Ale...
-
Shtim i vranësirave sot, në mbrëmje shi
Shtresa mjegulle apo vransira të ulëta mbulojnë pjesët e ulët të vendit, fill...
-
32 vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Suedi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suedi. Si pasojë e një aksidenti ka vdek...
-
Presidenca thotë se kanë konfirmim nga Uashingtoni se asnjë vendim i nënshkruar deri tash nga Trump s’e prek Kosovën
Vendimet e deritashme të presidentit amerikan Donald Trump nuk kanë ndikim ne...
-
Bedri Hamza: Kosova mundet ma mirë për të gjithë, 9 shkurti shans që nuk guxojmë ta humbim
Bedri Hamza ka mbajtur një takim sonte edhe me banorët e Gremës së Ferizajt. ...
-
Daut Haradinaj: Në secilën zonë të Kosovës, fryma e Kosovës fituese po ndjehet si kurrë më parë
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën Administratën Trump
Rikthimi i Donald Trumpit në pushtet, qasja që do të ketë ndaj rajonit dhe Ko...
-
Ismaili: Qytetarët anekënd Kosovësvpo e përkrahin vizionin e Bedri Hamzës për zhvillimin e Kosovës
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), një herësh edhe kandidat ...