Kuvendi i Kosovës miraton një marrëveshje ndërkombëtare
Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 28 July 2022
Deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme kanë miratuar një marrëveshje ndërkombëtare, shkruan Gazeta Infokus.
Bëhet fjalë për ratifikimin e Marrëveshjes së Partneritetit për Kornizën Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit (IPA III).
Për këtë marrëveshje votuan 89 deputetë, asnjë votë nuk ishte kundër dhe asnjë abstenim.
Këtë projektligj para deputetëve e paraqiti zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe deputetëve iu rekomandoi miratimin e tij.
Edhe kryetarja e Komisionit Funksional për Integrime Evropiane, Rrezarta Krasniqi rekomandoi miratimin e këtij projektligji./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Sveçla: Përgjegjësia për vrạsjen e heroit Afrim Bunjaku është drejtpërdrejtë e Serbisë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kujtuar Rreshterin Afrim Bu...
-
Nesër mbahet seanca ndaj 45 të akuzuarve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit
Nesër më 25 shtator do të nisë seanca gjyqësore ndaj 45 të akuzuarve për sul...
-
Kurti: Me Trumpin kemi pasur gjuhë të përbashkët
Në intervistën dhënë për gazetën amerikane Financial Times, kryeministri i Ko...
-
Publikohet video: Afrim Bunjaku me kolegë duke patrulluar rrugëve të veriut
Afrim Bunjaku duke patrulluar në rrugët e Zveçanit. Janë këto pamjet që tr...
-
Kurti deklarohet për Asociacionin: S’mund të ketë super minoritet serb ashtu siç kërkon Beogradi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Financial Times ka...
-
Elshani: Situata në veri krahasuar me vitin e kaluar është si nata me ditë
Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani në njëvjetorin e agresioni...
-
Sulmi terrorist në Banjskë, Hovenier: Autorët të mbahen përgjegjës
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ka përkujtuar ...
-
Orav: Mendimet e mija janë me familjen Bunjaku dhe popullin e Kosovës që kërkon drejtësi
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka bërë homazhe tek varri heroit...
-
Bedri Hamza: Afrim Bunjaku ishte polic i përgjegjshëm, prind i mrekullueshëm, qytetar i devotshëm dhe njeri shumë fisnik
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vlerësuar veprën e Afrim...
-
Mefail Bajqinovci: Veriu ka ndryshuar rrënjësisht dhe amaneti i Afrimit po çohet në vend
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, sot ka bërë homazhe tek ...
-
Kryeministri Kurti përuron rrugën “Afrim Bunjaku” në Banjskë, merr pjesë edhe bashkëshortja
Kryeministri Kurti, ka përuruar rrugën “Afrim Bunjaku” e cila sot u emërtua n...
-
“53-milionëshi”, në tetor mbahet seanca në Apel
Gjykata e Apelit e ka caktuar për 7 tetor 2024 seancën në të cilën pritet të ...