Comodita, kompania e parë kosovare me showroom në Las Vegas Market
Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 28 July 2022
Comodita, ekspozuese në panairin botëror të mobiljeve dhe produkteve të shtëpisë në Las Vegas, Nevada
Fabrika e shpuzës dhe dyshekëve Comodita po merr pjesë si ekspozues në një ndër panairet më të mëdha në botë World Trade Market, në Las Vegas, Nevada. Ky panair vlerësohet të jetë një ngjarje e rëndësishme për ekspozuesit dhe blerësit, ku lansohen në treg produkte të reja për shtëpi nga tendencat dhe inovacionet më të fundit.
Comodita apo Ventius International po merr pjesë në panairin e Las Vegas me një sipërfaqe prej 230m 2 dhe po ekspozon një gamë të gjërë të dyshekëve, jastëkëve dhe mbishtresave të dyshekëve të prodhuara me teknologjinë më moderne dhe duke ju përshtatur nevojave dhe kërkesave të tregut amerikan.
Comodita ka pasur vizita të shumta nga përfaqësues të kompanive dhe brendeve të njohura të kësaj industrie. Gjatë takimeve është diskutuar për krijiimin e bashkëpunimit midis tyre, si dhe rritjen e potencialit të tregut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Menaxherja e marketingut, Albana Gazija-Qaushi e konsideron këtë panair si destinacionin e përsosur për të promovuar produktet dhe brendin në tregun amerikan, për mundësinë e zgjerimit të kompanisë akoma më shumë, si dhe përfitimin e klientëve të rinjë. Ajo shprehet se “Është kënaqësi që Comodita bëhet kompania e parë kosovare me showroom-in e saj në panairin kryesor në industrinë e gjumit në SHBA”.
Ndërsa përfaqësuesja e shitjes ndërkombëtare Florina Morina thekson rëndësinë e madhe që ka ky panair për të rritur eksportin e produkteve në SHBA. “Për klientët amerikanë tashmë Comodita është kompani e njohur, të cilët vlerësojnë maksimalisht seriozitetin që kemi në aspektin e prodhimit të produkteve kualitative dhe inovative. Si rezultat i kësaj, takimet kanë qenë të shumta dhe po sjellin bashkëpunim me kompani të njohura në botë. Vetëm për dy ditët e para janë arritur 5 marrëveshje bashkëpunimi me kompani të mëdha që veprojnë në Amerikë dhe Kanada”.
Las Vegas Market disponon më shumë se 5.4 milionë metra katrorë të showroom-eve të përhershme dhe ekspozitave të përkohshme që paraqesin mobiljet më të fundit, shtratin, dekorin e shtëpisë dhe produkte dhuratash nga më shumë se 4,000 ekspozues dhe brende. Las Vegas Market është i hapur për vizitorët nga data 24-28 Korrik.
Të tjera
-
Kurti para studentëve në Venecia: Kosova, fener i demokracisë në Ballkan e më gjerë
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se për të ishte një nder dhe kënaqësi të mb...
-
Vuçiq pret të trajtohet në OKB si Bideni, acarohet me thirrjet e ushtarëve amerikanë: ‘Kosova, Kosova, Kosova’
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po pret që të trajtohet njëjtë sikurs...
-
Osmani takon mërgatën në SHBA: Forca shtytëse e shumë proceseve historike për Kosovën
Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka vizituar sot mërgatën shqipta...
-
A do të rikandidojë më 2028 nëse humbet në zgjedhjet e nëntorit? Ja si përgjigjet Trump
Donald Trump ka përjashtuar mundësinë e kandidimit në zgjedhjet presidenciale...
-
Për 7 muaj Veriu shpenzoi 8 milionë euro rrymë por pagoi vetëm 600 mijë euro
Punëtorët e kompanisë Elektrosever, vazhdimisht dalin e kthehen nga tereni. ...
-
Fushatë vetëdijësuese për kancerin e gjirit – nesër fillon qarkullimi i autobusit me logon “Race for the Cure Prishtina 2024”
Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se nesër nga ora 11:00 do t...
-
Pacolli takon në New York dy policë nga Deçani e Shkodra: Krenari e veçantë
Ish-presidenti i vendit, Behgjet Pacolli, është ndjerë krenarë që ka takuar n...
-
KFOR vazhdon aktivitetet e trajnimeve për sigurinë në Kosovë, sot Forcat Gjermane ndan Dekoratën e Distinktivit
Sot, ushtarët e dislokuar me Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR të ...
-
Nënoficerët dhe oficerët e Kosovës, trajnohen nga ushtarët e Turqisë
Instruktorë të ushtrisë turke, kanë realizuar një trajnim teorik e praktik në...
-
Thirrjet e ushtarëve amerikanë “Kosova, Kosova, Kosova”, Vuçiq: Kjo s’është e këndshme për ne serbët
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka komentuar vizitën e Presidentes s...
-
Gërvalla në New York, merr pjesë në sesionin e 79-të të Kombeve të Bashkuara
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka arritur në ...
-
“Bota ka ndryshuar”, Rama nga selia e OKB-së: Jemi buzë rrezikut, askush nuk është i sigurt!
Gjatë fjalës së tij në “Samitin për të Ardhmen” në OKB, kryeministri Edi Rama...