“Evakuimi është pothuajse i pamundur”, mbeten të bllokuar 5000 ukrainas në postbllokun e Zaporizhzhia
Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 26 July 2022
Një pikë kontrolli ruse në rajonin juglindor të Zaporizhzhia është bërë e vetmja mënyrë relativisht e sigurt për ukrainasit që të përpiqen të largohen nga zonat e pushtuara jugore për në territorin e mbajtur nga ukrainas.
Por videot e fundit që po qarkullojnë në rrjete sociale tregojnë se automjetet e kanë të pamundur të kalojnë.
Kryebashkiaku i Melitopol (territor i pushtuar nga Rusia), Ivan Fedorov tha në televizionin ukrainas të martën se “evakuimi nga territoret e pushtuara është problemi më i madh. Evakuimi është pothuajse i pamundur sot”.
Ai shpjegoi se njerëzit po përpiqeshin të largoheshin nga territoret e pushtuara të Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Luhansk përmes pikës së kontrollit në Vasylivka, me disa që ishin në rrugë për shtatë ditë, duke fjetur në makinat e tyre.
“Sot aty janë mbledhur më shumë se 5000 njerëz, mbi 1200 vetura”, tha Fedorov.
Sipas CNN, ai raportoi vdekjen e pesë personave që prisnin të largoheshin ditët e fundit, por pa shpjeguar shkakun e vdekjes.
“Njerëzit nuk mund të shkojnë as të blejnë ushqim për veten e tyre. Kushti i vetëm me të cilin rusët i lejojnë njerëzit të shkojnë për të blerë ushqime në qytet është t’i lënë të gjitha dokumentet (pasaportë, patentë, etj.) dhe pastaj t’i mbledhin kur të kthehen”, u shpreh Fedorov.
Të tjera
-
Policia kap në flagrancë tre persona që po merrnin ryshfet nga bizneset, konfiskon mbi 11 mijë euro
Krimet ekonomike dhe korrupsionit të Policisë së Kosovës kanë arrestuar tre t...
-
Konjufca me akuza në drejtim të Administratave Biden dhe Obama: E vendosën Kosovën në situatë të disfavorshme
Glauk Konjufca kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili në legj...
-
Ish-ambasadori Dedaj: Administrata Trump do të mbyllë çështjen mes Kosovës dhe Serbisë
Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, shpreson se administrate e D...
-
Shkon i dehur në shtëpi, burri në Pejë rrạh gruan
Një burrë në Pejë dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkë...
-
PDK sot me tubime në Dragash e Zhur
Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot dy tubime zgjedhore në Dragash e...
-
Sot përfundon afati për vëzhgues të subjekteve politike
Sot përfundon afati shtesë për subjektet politike të certifikuara për zgjedhj...
-
Policia me aksion në degën e ATK-së në Gjakovë
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit po raportohet se kan...
-
Sụlmohet fizikisht një burrë në Obiliq, arrestohet i dyshuari
Një burrë është arrestuar në Obiliq, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht ...
-
Zbulohet tuneli i fshehtë mes SHBA dhe Meksikës
Një tunel i fshehtë mes SHBA-së dhe Meksikës do të mbyllet pasi u zbulua në f...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Edhe sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, po vazhdon procesi i g...
-
TikTok rikthehet në ShBA
Rreth 12 orë pas ndalimit në Shtetet e Bashkuara, TikTok është rikthyer për s...
-
Agnes, e mbijetuara e Aushvicit: Sot bota nën mizori, nuk mësoi nga ‘ferri i ferreve’
”Bota po përjeton mizori të tmerrshme, duke dëshmuar se mësimet nuk nxirren m...