Rozë

Dy javë larg gjyqit për dhunë ndaj ish-gruas, legjenda e United relaksohet në plazh me të dashurën e re!

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 26 July 2022

Dy javë larg seancës gjyqësore ku akuzohet për dhunë fizike ndaj ish-gruas, Kate Grevill dhe ish-kunatës së tij, Ryan Giggs ka vendosur të udhëtojë për në Portugali e të shijojë plazhin në këtë të nxehtë së bashku me të dashurën 33-vjeçare, Zara Charles. Duket se legjenda e Manchester United është duke e pritur me qetësi vendimin e gjykatës më datë tetë gusht teksa gjithnjë ka këmbëngulur për pafajësinë e tij.

48-vjeçari akuzohet se ka pasur sjellje të tepruar kontrolluese ndaj ish-gruas e po ashtu e ka dhunuar fizikisht në vitin e kaluar. Sipas asaj që pretendohet nga pala akuzuese, Kate ka pasur dyshime se Giggs e tradhëtonte dhe sipas saj ish-futbollisti e ka nxjerrë nga hoteli të zhveshur pasi më parë e kishte dhunuar fizikisht.

Giggs akuzohet se e ka goditur me kokë ish-gruan e tij, ndërsa në të njëjtën mbrëmje pretendohet se ka dhunuar edhe ish-kunatën. Kujtojmë se prej gjyqit të vendosur më datë tetë gusht, Ryan Giggs vendosi të hiqte dorë edhe nga drejtimi i kombëtares së Uellsit me skuadrën që i është besuar Rob Page i cili ia doli t’i kualifikonte pas 64-vitesh në Botëror.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera