BE-ja shqyrton mundësinë e sekuestrimit të aseteve ruse për rindërtimin e Ukrainës
Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 26 July 2022
Bashkimi Evropian po e shqyrton mundësinë e sekuestrimit të aseteve ruse të ngrira nën sanksionet për luftën e Moskës kundër Kievit, për t’i përdorur ato për rindërtimin e pasluftës të ish-republikës sovjetike që dëshiron të integrohet me demokracitë perëndimore.
Ndërsa shumë në BE thonë se konfiskimi është politikisht dhe moralisht i dëshirueshëm, ata shqetësohen gjithashtu se ai është i paligjshëm dhe se do ta hapte mundësi ndaj padive për bllokun që mund të rrezikonte t’i humbiste rastet në gjykatat e veta.
Këtu është gjendja aktuale e debatit pas më shumë se 150 ditësh të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
BE-ja ka sanksionuar më shumë se 1.200 individë dhe 100 entitete për destabilizimin e Ukrainës që nga aneksimi i Krimesë nga Moska më 2014. Pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt të këtij viti, në mesin e tyre, BE-ja futi në listën e zezë presidentin Vladimir Putin, ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov, dhe oligarkë rus.
Këtyre njerëzve tani u është ndaluar të vizitojnë BE-në dhe pasuritë e tyre në bllok janë ngrirë, por nuk konfiskohen për t’u shitur, për shkak që për ta bërë këtë në shumicën e vendeve anëtare kërkohet një dënim penal.
Thesari i SHBA-së tha në fund të qershorit se aleatët perëndimorë kishin ngrirë ose bllokuar më shumë se 30 miliardë dollarë asete të sanksionuara të rusëve.
Komisioni Evropian ekzekutiv i BE-së ka raportuar 13.9 miliardë euro të aseteve të oligarkëve rusë të bllokuara në BE.
Por, kjo mund të jetë vetëm një pjesë e vogël e pasurisë së këtyre individëve në listën e zezë. Derisa nuk ekzistojnë shifra të sakta, Anders Aslund, një ekonomist suedez që këshilloi Qeverinë ruse në të kaluarën, vlerëson se të gjitha pasuritë e individëve të listës së zezë jashtë Rusisë mund të vlejnë rreth 400 miliardë dollarë. Nuk është e qartë se sa nga kjo shumë mund të jetë në Evropë ose SHBA dhe për rrjedhojë sa është shuma që mund të jetë subjekt i ngrirjes ose konfiskimit.
Në krye të kësaj vjen një vlerë prej 300-400 miliardë dollarësh të aktiveve të bankës qendrore ruse të mbajtura në Perëndim, nga të cilat Franca ka raportuar se ka ngrirë rreth 23 miliardë euro.
Këto asete mund të shkojnë drejt plotësimit të nevojave të Ukrainës për rindërtimn. Një zëvendëskryeministër i vendit e vlerësoi 700 miliardë dollarë vetëm rindërtimin e infrastrukturës së dëmtuar.
Shtetet perëndimore fillimisht do të duhet të konfiskojnë asetet, gjë që në shumicën e vendeve të BE-së kërkon një dënim gjyqësor për një vepër penale.
Për ta mundësuar këtë, Komisioni i BE-së dëshiron të zgjerojë listën e krimeve të njohura në të gjithë BE-në për të përfshirë anashkalimin ose përpjekjen për të anashkaluar sanksionet. Ky plan mund të miratohet këtë vjeshtë, por do të duhet më shumë kohë për të arritur në të 27 vendet e bllokut.
Në paketën e saj të fundit të sanksioneve, BE-ja javën e kaluar vuri përgjegjësinë mbi individët e sanksionuar për të deklaruar pasuritë e tyre për ngrirje, në një përpjekje për ta bërë më të lehtë veprimin e zyrtarëve shtetërorë.
Blloku po shqyrton, gjithashtu, mundësinë e konfiskimit pa vendim, megjithëse ka përvojë të kufizuar me atë në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Itali dhe Irlandë.
Me të drejtat e pronës të sanksionuara në Kartën Evropiane të të Drejtave Themelore, zyrtari më i lartë i drejtësisë në bllok, komisioneri Didier Reynders, ishte i kujdesshëm.
“Sipas mendimit tim, konfiskimi duhet të jetë rezultat i një dënimi penal”, tha Reynders për Reutersin javën e kaluar.
“Gjëja e fundit që dua është që BE-ja të nxitojë në vendime dhe më pas të shohë vendime negative që vijnë nga Luksemburgu ose Strasburgu”, tha ai duke iu referuar gjykatës më të lartë të BE-së, Gjykatës Evropiane të Drejtësisë dhe Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Francë.
GJED-ja ka pranuar rreth 150 ankesa në lidhje me sanksionet e BE-së për trazirat në Ukrainë që nga viti 2014, nga të cilat rreth 70 janë ende në proces, tha zyra e shtypit e gjykatës.
Nga këto, rreth 50 vendime të BE-së janë anuluar, të paktën pjesërisht, tha ai.
Kjo, megjithatë, ndonjëherë kishte pak efekt praktik siç ishte rasti me ish-presidentin pro-rus të Ukrainës, Viktor Janukoviq. Ai ishte sanksionuar edhe për një vit tjetër sipas një vendimi të ri zyrtar, kur ai fitoi në mënyrë të përsëritur kundër vendimeve të tilla të mëparshme që tashmë kishin skaduar.
Megjithatë, ky është një paralajmërim i rëndësishëm për ata që mendojnë të ridrejtojnë asetet e ngrira ruse për të rindërtuar Ukrainën.
Nëse sekuestrimi rezulton i pamundur për arsye ligjore ose praktike, Reynders tha se Perëndimi mund t’i mbajë të ngrira asetet e Rusisë për aq kohë sa Moska nuk pranon të kontribuojë në rindërtimin e Ukrainës si pjesë e bisedimeve përfundimtare të paqes.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...