LSI me emër të ri, Meta: Do të jetë Partia e Lirisë!
Autori: Gazeta inFokus 21:14 | 25 July 2022
Ilir Meta i ndryshon emrin LSI-së dhe e quan Parti të Lirisë.
Në konventën e sotme të kësaj force politike ish-presidenti u rikthye te partia që ai vetë themeloi, ku dominuan deklaratat me nota nacionaliste.
Në fjalën e tij ish-presidenti nuk kurseu nostalgjinë për LSI-në, por tha se tashmë ka vetëm një rrugë dhe është ajo e referendumit që është garanci për shqiptarët.
“Nuk jam këtu për asgjë tjetër veç se për t’ju kërkuar që t’u tregojmë të gjithëve se ne jemi një popull me dinjitet, jemi popull europian. Kjo rrugë është referendumi. Do të jetë shpata e Demokleut mbi të gjithë uzurpatorët e pushtetit e demokracisë mbi oligarkët e pangopur, do të jetë garancia se sovraniteti nuk i përket popullit vetëm në letër se ata që e prekin do ta lenë fatin e zi. Ju keni nostalgji për LSI por jo më shumë se unë edhe mund të keni. Ne e krijuam LSI-në për të shpëtuar procesin e integrimit europian që bllokoi Fatos Nano për hajdutëritë e tij në dogana e tatime dhe ishte rrotacion që u realizua falë LSI që Shqipëria të nënshkruante marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. Tani ka vetëm një rrugë, referendumi vet m referendumi është garancia që Shqipëria do të jetë e shqiptarëve, kemi parë si shiten e blihen politikanët po nuk ka forcë në botë të blejë shqiptarët. Mos harroni atdheun”.
Gjatë fjalës së tij Meta shpalli non grata kleptokracinë, Rilindjen por edhe atë pjesë që mbështet Bashën.
“Luftën duhet ta bësh deri në fund ja vlen edhe të vdesësh, sot me shqiptarët e ndershëm dhe popullim e 2 marsit te shpallim non grata kleptokracinë, Rilindjen Mavi dhe atë pjese të rilindjes blu të 17 majit”.
Pas fjalës së Metës, Endrit Brahimllari njoftoi partia do të drejtohet nga Komiteti Organizator, ku drejtues i tij do të jetë Ilir Meta dhe zëvendës Kryetar Agim Nesho.
“Komiteti Organizator, ngarkohet nga Konventa Kombëtare, për drejtimin e partisë dhe përfaqësimit të saj në të gjitha nivelet. Komiteti Organizator do të drejtojë veprimtarinë e partisë për përgatitjen e Konventës Kombëtare, që do të mbahet brenda dy muajve. Drejtuesi i Komitetit Organizator të jetë zoti Ilir Meta dhe zëvendës Kryetar të jetë zoti Agim Nesho. Këto ndryshime hyjnë në fuqi menjëherë”. /A2
Të tjera
-
SHKSHMK-ja apelon për kujdes në aktivitetet malore
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka apeluar qytetarët të kenë kuj...
-
Bill Clinton del nga spitali
Ish-presidenti Bill Clinton, doli nga një spital në Washington të martën ...
-
Kurti ua cakton prokurorëve oraret kur mund ta intervistojnë – Lokacioni: Kryeministria
Kryeministri Albin Kurti edhe njëherë ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që t...
-
Krishtlindjet katolike, uron Haradinaj: Neve vërtetë na bashkon shqiptaria
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Moscertifikimi i Listës Serbe, Kurti: Është diktat i Beogradit mbi serbët e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, gjatë një konferencë për media ka folur për mosceer...
-
Bedri Hamza: 25 milionë euro në vit për bursa janë më shumë se financim, janë shpresë e mundësi për të rinjtë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se 25 milionë euro...
-
Kurti paralajmëron: Priten sụlme nga Serbia para dhe pas Vitit të Ri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se mund të ketë sulme të...
-
Kurti: Sụlmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiqi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq është ai që e ...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës jep detaje për gjendjen e rrugëve
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – Departamen...
-
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sụlme në veri, Nemanja dhe Vlladimir Radivojeviq
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia është duke vazhduar të bëjë luftë...
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës
Për moscertifikimin e Listës Serbe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjos...
-
Refugjatët sirianë në Europë dhe kthimi i tyre në Siri
Gjatë dekadës së fundit, vendet evropiane kanë hapur dyert për më shumë se nj...