Gjykata në Zvicër e dënon vetëm me kusht kosovarin që ngulfati gruan
Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 25 July 2022
Gjykata penale e Luzernit ka dënuar një bashkëshort 30-vjeçar për rrezikim të jetës. Në vitin 2019, gjatë një mosmarrëveshjeje, ai e kishte ngufatur gruan e tij aq shumë sa jeta e saj ishte në rrezik akut. Për shkak të rrethanave lehtësuese, gjykata penale e ka vlerësuar si real dënimin me burg me kusht prej 15 muajsh.
Sipas gazetës “20 Minuten”, mes çiftit kishte ndodhur një mosmarrëveshje në vitin 2019. Fillimisht konflikti ishte verbal, por shpejt qe shndërruar në zënkë fizike. Gruaja është rrëzuar përtokë, me ç’rast burri e ka ngufatur (i ka shtrënguar qafën me duart e tij) për rreth dhjetë sekonda. Ai kishte shtypur fort venat në qafë gruas së tij dhe për këtë arsye jeta e saj ishte në rrezik akut.
Më pas gruaja ka denoncuar kosovarin në polici. Por vetëm një muaj më vonë ajo ka tërhequr kallëzimin penal me telefon, më vonë edhe me shkrim.
Ky nuk është një rast i izoluar në kantonin e Lucernit, transmeton albinfo.ch. Në më shumë se gjysmën e të gjitha rasteve të dhunës në familje, viktimat më vonë tërheqin kallëzimin penal, shkruan zentralplus.ch. Por, sulmet fizike dhe kërcënimet janë vepra penale që ndiqen sipas detyrës zyrtare. Për këtë arsye hetimi penal është pushuar pjesërisht me efekt juridik, por ka përfunduar në gjykatën penale në procedurë të shkurtuar.
Nisur nga rrethanat, gjykata e ka cilësuar aktin si “të moderuar”. Përveç tërheqjes së bashkëshortes, kishte edhe rrethana të tjera lehtësuese. Burri ka treguar pendimin e tij që në fillim dhe ka përfunduar me sukses një terapi të dhunës të përshkruar nga ekspert dhe e ka vazhduar tutje atë vullnetarisht, përcjell albinfo.ch. Dyshja gjithashtu janë pajtuar dhe që atëherë janë bërë prindër për herë të dytë.
Më në fund, burri u dënua me 15 muaj burg me kusht me dy vjet periudhë prove. Ai gjithashtu duhet të paguajë shpenzimet procedurale prej rreth 3,800 CHF. Aktgjykimi është përfundimtar.
Të tjera
-
Vendimet e Speciales – Nga dënimi për komandant “Ujkun” e ulja e dënimit të Mustafës
E ngarkuar ka qenë puna e Gjykatës Speciale edhe në 2024. Komandant “Ujku” is...
-
Mërgimtarët mbesin në kolona të gjata nga Serbia për në Kroaci
Mërgimtarët e vendit tonë kanë mbetur në kolona të gjata nga Serbia për të hy...
-
A po rrezikohet bota nga një pandemi e re, reagon OBSH-ja
Kina po përballet me një rritje të ndjeshme të infeksioneve nga një virus i f...
-
Paralajmërohet erë e fortë në këtë rajon të Kosovës për nesër
Për të hënën parashikohet mot me diell dhe vranësira gjatë ditës, ndërsa në o...
-
1500 fluturime anulohen në ShBA, shkak moti i ligë
Më shumë se 2 mijë fluturime janë vonuar dhe 1 mijë e 500 janë anuluar brenda...
-
Blinken vizitë në Korenë e Jugut, në mes të krizës politike në vendin aleat
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, filloi të hënën një vizitë në K...
-
Ligji për Byronë në Kushtetuese, Kurti: Nuk kanë ku me shku më – do të bëhet, secili do të tregojë sa ka pasuri
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur sot Ligjin për Byronë për konfiskimin e...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet mot me diell dhe vranësira gjatë ditës, ndërsa në o...
-
Elezi: Të hënën hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e 9 shkurtit
Shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në...
-
Vullneti: Të gjithë djemtë në Kosovë kanë nga një foto para kerreve
Vullneti ka biseduar me banorët lidhur me fotografitë që postojnë djemtë në K...
-
Nasim Haradinaj i bindur që Gjykata në Strasburg do ta trajtojë lëndën e tij kundër Speciales dhe shteteve financuese
Ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka ng...
-
Zvogëlohen pritjet nëpër pikat kufitare
Pritjet në pikëkalimet kufitare për të dalë nga Kosova janë zvogëluar. Sip...