Fokus

Rritje alarmante: Brenda një jave mbi 8 mijë qytetarë të infektuar dhe 15 të vdekur nga Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 24 July 2022

Për një javë në vendin tonë, 8 mijë e 459 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, shkruan Gazeta Infokus.

Po ashtu sipas të dhënave ditore që publikohen nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, është bërë e ditur se për këto shatë ditë kanë humbur jetën edhe 15 persona.

Të hënën kanë qenë 615 raste pozitive si dhe 2 të vdekur, duke vazhduar të martën me 842 raste të reja dhe 1 i vdekur, të mërkurën kanë qenë 1 mijë e 793 raste si dhe 2 persona kanë humbur jetën, të enjten 1 mijë e 440 raste si dhe 2 të vdekur, duke vazhduar një ditë më pas ku numri i rasteve ka arritur shifrën 1 mijë e 390 të infektuar si dhe 1 i vdekur, e vetëm dje (e shtunë), në Kosovë numri i rasteve të reja ka qenë 1 mijë e 401 raste pozitive, si dhe 4 qytetarë kanë humbur jetën.

-Advertisement-

Ndërsa vetëm gjatë 24 orëve të fundit, numri i të infektuarve me Covid-19 ka arritur në 978 raste pozitive si dhe 3 të vdekur.

Kujtojmë që Ministria e Shëndetësisë por edhe IKSHPK-ja vazhdimisht bëjnë thirrje për vaksinimin kundër Covid-19 si dhe të barten maskat në vendet e mbyllura.

Kurse sipas Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës vetëm brenda një dite janë duke u hospitalizuar 107 pacientë me Covid-19 në QKUK por edhe në spitalet e përgjithshme të Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera