Berisha: Rama, promotor i arrestimit të Thaçit! Kryeministri: Kujtoni se luftoni me lule të varri i Jasharit
Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 21 July 2022
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi Kryeministrin Edi Rama si promotor të arrestimit të udhëheqjes politike të Kosovës.
Madje gjatë deklarimit të tij në Kuvend para se të fliste për kë pjesë ai tha se sot dëshiron të tregojë të vërteteën sa i përket arrestimit të ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan Gazeta Infokus.
“Për sa i përket arrestimit të Hashim Thaçit dua t’ju them sot të vërtetën. Në procesin e arrestimit të Thaçit qëndron një trinom, Kremlin-Beograd-Tiranë. Ky e mori, e futi Hashim Thaçin në spiralet e ndryshimet të kufijve në Ballkan. Ky i sugjeroi Hashim Thaçit të shtrëngonte duart me Putinin. Edi Rama pra, futi udhëheqjen politike të Kosovës në një spirale, e cila ndikoni në procesin e arrestimit të tyre. Unë do diskutoj më vonë, për të gjithë të vërtetat e raportit Dick Marty. Faktikisht çdo gjë është me dokumente, por ky që do të bëhet tani patriot, absolutisht me Baton Haxhiun, janë dy promotorët e arrestimit të udhëheqjes politike të Kosovës”, u shpreh Berisha.
“Gjaku i Kosovës nuk janë materiale për supën e foltores dhe as për çobën e këtyre të nënfoltores..Varret masive dhe gjaku luftetareve të UCK nuk janë menu ku fut hundët gjenerali i juaj i ushtrisë së vdekur që do të mbledhë të tjera koka të Ballkanit për ti bluar medemek në emër të kombit dhe dinjiteti shqiptar. Kjo ka shumë rëndësi sepse Kosova dhe gjaku I të gjitha viktimave dhe I heronjve dhe dëshmorë ë Kosovë përdore për atë thes. Nga doli kjo kujtesë që ne duhet të merremi me raportin e dick marty që është i firmosur dhe vulosur. Duhet ti themi Asamblesë që ky raport është i pabazë nëse vërtet duhet të merremi me mbrojtje të krenarisë. Kush heq Hashim Thacin nga historia e asaj lëvizje thjesht i ngul një thikë mu në fyt Kosovës dhe popullit të Kosovës dhe shkel mbi gjakun dhe pështyn mbi kockat. Jemi duke folur për një gjyq që shkoj përtej. Drejtësia ka qenë kredoja juaj. Ka qenë lufta juaj, jeni marrë me drejtësinë ndaj përfunduat kështu. Keni non-grata sepse ju ka udhëhequr një minues i drejtësisë. Ku keni gojë ju të flisni për drejtësisë. Duke mbështetur atë që tha Mediu dua të sqaroj çështjen e sigurisë në rajon, jo me fjalë. Çështja është si përfshihet Kosova në mekanizma të sigurisë së NATO-s. Partneriteti për paqe është një mekanizëm Ju që e doni Kosovën, mos e përdorni këtu. Nuk është parlamenti për të ndezur zjarr në emër të patriotizmi medemek ju do t’i thoni fjalën e fundit Millosheviçit. Adem Jashari Hashim thaçi e gjithë të tjerët , krijuan premisa, por pa ata që ju tregoni gomarllëqe më të mëdha që mund të pjellë mendja e një bajraku të demoralizuar. Ju jeni nga ata që lufton me gjakun e të tjerëve. Me heronjtë e të tjerëve dhe kujtoni se luftoni duke vënë lule të varri Adem Jasharit. Lufta juaj ka përfunduar me një lule në ballë, të padëshirueshëm. Mos u bëni si ata që bënin haxhiqamilin, nuk kishin internet ata, ku thoshte sat ë kem sharrën me vete, nuk pyes as për Londrën as Parisin. Ju jeni të gjithë firmato. I gjëmoni xhikes dhe likes dhe bëheni heronj me dëshmorët e të tjerëve. Ne këtu na takon t’ja u mbrojmë të pacënuar lirinë”, tha ai.
Të tjera
-
‘Ti e di vet, unë e kryeva’: Kontrolli i rreptë ‘Dejonë’ deri edhe te ndërrimi i natës në KEK
Mesazhet në “Signal” përforcuan atë që dihej: se fjalët e Dejona Mihalit janë...
-
Haziri: Komuna e Gjilanit si shitore e thyer, shpejt do të përfundojë mendësia e punësimit të balldëskave dhe kunatave
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka thënë se ...
-
Bedri Hamza në Klinë: Zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e qytetarëve, në qendër të angazhimit tim
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka mbajtur tubim me qyt...
-
Haradinaj: Porosia ime për të gjithë, të punojmë së bashku që Kosova të anëtarësohet në NATO
Vizita e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj në Nju Jork, po shënohet me takime...
-
Politologu gjerman: Pa ndërhyrjen e SHBA-së në Kosovë dhe Bosnje, tani do të kishte tre luftëra në Evropë
Politika përkëdhelëse e BE-së ndaj Serbisë ka dështuar, vlerëson politologu g...
-
Lajçak: Është koha për të filluar seriozisht zbatimin e marrëveshjes së normalizimit
I dërguari i posaçëm për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajç...
-
Nesër mbahet testimi për ushtarët e rinj të Kosovës
Nga nesër do të nisë testimi për kandidatët të cilët kanë aplikuar për ushtar...
-
Trump përballet me situatën e sikletshme, i fiket mikrofoni gjatë fjalimit në tubim, ja si vepron ai
Ish-presidenti Donald Trump është përballur me një situatë të sikletshme gjat...
-
Gjeorgji, shoqëria civile bashkohet për të vëzhguar zgjedhjet, sfidon ligjin për ‘agjentët e huaj’
Ndërsa Republika e Gjeorgjisë përgatitet për të mbajtur zgjedhjet më 26 tetor...
-
Dyshohen për dhjetë vjedhje të rënda – Policia arreston dy persona, kërkon dy të tjerë
Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të...
-
Kremlini njofton për telefonatën Putin-Vuçiq: U përmend edhe lufta në Ukrainë
Pasi presidenti serb Aleksandar Vuçiq raportoi sot për një telefonatë me pres...
-
Berisha për aksionet në Veri: Kurtit e Vuçiqit i duhen këto aksione për ti mbuluar dështimet e tyre
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, për FrontOnline, thotë se Qeveria Kurti për...