Lajme

Dyshohej për 14 vepra penale, arrestohet 44 vjeçari nga Prizreni

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 20 July 2022

Një person është arrestuar të martën në Leposaviq i cili dyshohet se ka 14 urdhërarreste nga Gjykata Themelore në Prizren, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, nga 14 urdhëresa për vepra të ndryshme, 12 nga ato ishin për vepra penale vjedhje të rënda dhe njëra nga ato Vjedhje Grabitqare, për të cilën kërkohej për vuajte të dënimit me kohëzgjatje prej 2 vjet.

“Falë përkushtimit për punë, me datë 19 Korrik 2022 nga Policia e Kosovës në Leposaviq është hasur një person ( B.G. 44 vjeçar) nga Atmaxha , KK Prizren, I cili gjate verifikimit ka rezultuar person ne kërkim.
Gjatë verifikimit me të detajuar, I njëjti ka rezultuar me 14 urdhërarreste nga Gjykata Themelore në Prizren.
Nga 14 urdhëresa për vepra të ndryshme, 12 nga ato ishin për vepra penale vjedhje të rënda dhe njëra nga ato Vjedhje Grabitqare, për të cilën kërkohej për vuatje të dënimit me kohëzgjatje prej 2 vjet”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Gjithashtu, është bërë e ditur se ai është dërguar para Gjykatës Themelore në Prizren për proceduara të mëtejme./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera